Ish- banori i “BB” në burg: Denoncimi nga ish-gruaja e tij prostitutë

0
247

E konfirmuar, Kika i “Big Brother Albania 8” është në burg. Ish-banori i shtëpisë më të njohur në vend është arrestuar pak javë më parë, pas denoncimit të ish-gruas së tij, e cila pretendonte se Kika e kishte shfrytëzuar si prostitutë. Megjithatë, babai i ish-banorit të “Big Brother”, Aver Husaj, tregon ekskluzivisht për suplementin “Bluetooth” të ‘Gazeta Shqiptare’, një tjetër histori.Babai-i-Kikes-400x215

Teksa pretendon se djali i tij është i pafajshëm, ish-kryetari i Pejës na rrëfen të vërtetën mbi martesën e shkurtër të Kikës, personalitetin e ish-nuses së tij Vlora Tahiri dhe “luftën” e tyre për kujdestarinë e vajzës së vogël Vesa. “Unë si prind i Kikës dhe gjysh i vajzës nuk kam dëshirë që të rritet me frymën e një familjeje prostitutash”, thotë Aver Husaj, teksa shpjegon arsyet pse nuk dëshiron që vogëlushen t’a lerë me mamanë e saj.

Z. Husaj, është e vërtetë që Kika ndodhet aktualisht në burg, pas denoncimit të ish-bashkëshortes?
Po, është e vërtetë. Kika është në paraburgim në Pejë.

Cila është akuza kundër tij?
Akuzohet për keqpërdorim. Ka shfrytëzuar ish-bashkëshorten për prostitucion?
Jo, nuk është e vërtetë. Ajo që ka thënë ajo nuk është e vërtetë. Kika dhe ish-gruaja kanë një vajzë dhe ajo e ka dorëzuar vajzën vetë tek ne, me dëshirë. Tani apo po përpiqet të përdhosi Kikën dhe ta bëjë të padenjë për të rritur vajzën e tij. Sipas avokatit të Kikës, dëshmitarët që ka paraqitur ish-gruaja janë në favor të Kikës, jo në favor të saj. Janë edhe dy dëshmitarë për tu dëgjuar përpara se të merret vendimi.

Çfarë ka thënë Vlora në polici?Kika-me-ish-gruan-380x237kikasherr
Nuk e di, nuk i kam parë deklaratat e saj. Por tani prokurori do të marrë për herë të fundit dëshminë e Kikës dhe ish-gruas e të shohim çfarë do të ndodh.

Në denoncim ish-bashkëshortja pretendon se Kika e shfrytëzonte si prostitutë në Prishtinë?
Nuk e di në cilin qytet, nuk e di çfarë ka thënë sepse pa u mbyllur hetimet ne nuk mund të marrim informacion. Por, sipas disa të dhënave që kemi ajo ka thënë që do ta fundosi Kikën. Domethënë është një tendencë, apo hakmarrje e saj. Vlora pretendon se ju nuk e lejoni të takojë vajzën… Nuk është e vërtetë. Ajo vajzën e takon kur do, por unë si prind i Kikës dhe gjysh i vajzës nuk kam dëshirë që të rritet me frymën e një familje prostitutash. Vlora ka qenë e martuar përpara Kikës dhe nuk ka qëndruar në atë martesë. Është martuar me Kikën dhe ka qëndruar tre javë. Unë si vjehërr i saj kam qenë duke u përgatitur të shkoja në punë, ajo ka ardhur tek shtrati im, në dhomën time ku rri me gruan time dhe më ka thënë që do të ikte. I thashë që nuk mund të dalësh, sepse nuk është kaq e lehtë. Ajo më tha jo sepse nuk jam e denjë për këtë familje. I thashë që nuk është problem, por më prit derisa të kthehem nga puna e ta bisedojmë. Ajo më tha se i dhimbsej Kika se me atë nuk mund të kishte fëmijë. E pyeta pse, dhe më tha (më falni për shprehjen), – “nuk më ngjit sperma brenda”. Mua më ka shokuar. Nuk më priti mua dhe iku.

Po gjithsesi Vlora dhe Kika e bën një fëmijë?
Po, e bën një fëmijë, por dua të them që nuk mundet një femër t’i thotë aq shqip vjehrrit të saj, “nuk më rri sperma brenda”. Familja e Vlorës, xhaxhallarët, për shkak të sjelljes së nënës së Vlorës dhe të asaj nuk shkojnë në shtëpinë e tyre. Kur vijnë me pushime në Kosovë ata shkojnë ose në shtëpitë e miqve ose marrin shtëpi me qira. Tre javë që Vlora ka qëndruar në shtëpinë tonë nuk e kanë telefonuar një herë, për të pyetur u martua mbesa, apo pse u nda. Nuk është interesuar askush.

Kjo ishte e vetmja arsye e ndarjes?
Po ju tregoj një rast. Një natë, Vlora ka qenë bashkë me Kikën në shtëpinë e nënës së saj. Ka dalë natën dhe ka pasur punë me tre persona. Ka telefonuar shoqen e saj dhe kjo i ka thënë që do shkonte ta merrte me taksi. Por ndërkohë shoqja ka telefonuar edhe Kikën për t’i treguar se çfarë ishte duke bërë Vlora. Kur është ndarë nga Kika ka ardhur tek ne me dashnorët.

Ju keni qenë kundër martesës që në fillim?
Jo, nuk kam qenë kundër martesës, e kam dashur si vajzën time sepse nuk e dija kush ishte.

Mendoni se e ka tradhtuar Kikën gjatë martesës?
E ka tradhtuar Kikën gjatë martesës, e ka shfrytëzuar Kikën edhe pasi janë ndarë. Edhe pas ndarjes Kika e ka ndihmuar, i ka dhënë para për të jetuar. Ajo vajzën e ka dorëzuar me dëshirë, në shtëpinë e sigurtë ku ka qëndruar. Ajo ka dashur ta birësojë vajzën, por Kika i tha se donte ta mbante sepse ishte vajza e tij. E ka regjistruar në emër të Kikës. Tani ajo kërkon që të përdhosë emrin e Kikës, t’i marrë vajzën dhe Kika të paguajë gjithë jetën shpenzimet e vajzës. Çdo femër e llojit të saj mund të gjej njerëz, t’i fytet në shtrat dhe të dëshmojnë për të.

Po thoni që ka korruptuar dëshmitarët me favore seksuale?
Ka tentuar t’i korruptojë, sepse sipas avokatit, deri tani dëshmitarët janë në favor të Kikës.

Mendoni se Kika do dalë i pafajshëm nga kjo histori?
Besoj shumë, sepse Kika ka shoqe në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, të cilat vijnë me familjet tek ne dhe qëndrojnë si në shtëpinë e tyre. Nëse Kika do të ishte i tillë nuk do të kishte shoqëri aq të gjerë dhe familjarisht.

Po bashkëshortja juaj, mamaja e Kikës si ndjehet për këtë çështje?
Ajo ka marrë një thyerje, që pse u bë pjesë e familjes një njeri si Vlora.
(Bluetooth)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here