Të jetosh si në frigorifer, ja përditshmëria e banorëve të Siberisë në temperatura -55 °C (FOTO)

0
296

I ftohti që mbërtheu këtë dimër Europën dhe SHBA preku mijëra persona, madje pati edhe të vdekur. Por a e mendoni dot që të jetoni në një vend ku temperaturat minimale nuk arrijnë në -10, apo -20, por në – 55 °C.

Në të tilla kushte jetojnë banorët e qytetit Norilsk në Siberi, ku temperaturat jo vetëm janë ekstremisht të ulëta në dimër, por edhe jetojnë në dy muaj errësirë të plotë çdo vit.

Qyteti i minierave, i cili ndodhet 250 milje në veri të Arktikut, filloi të tërheqë një numër të madh të banorëve në fillim të viteve 1900, të cilët iu drejtuan kësaj zonë për shkak të pasurive të saj minerale.

Industria minierave lulëzon në këtë qytet, i cili tashmë ka një popullsi prej më shumë se 170 000, edhe pse periudha e ftohtë shtrihet për rreth 280 ditë në vit, ku në më shumë se 130 ditë shfaqen stuhitë e dëborës, dhe dy muaj ka vetëm natë polare pa parë dritën e diellit.

3094F0FC00000578-3416963-image-a-47_1453800701778 3094F19C00000578-3416963-image-a-28_1453800639491 3094F04800000578-3416963-One_of_the_Norilsk_particularities_is_the_lack_of_green_spaces_i-a-1_1453803311668 3094F06800000578-3416963-image-a-35_1453800660534 3094F10400000578-3416963-image-a-45_1453800691736 3094F14400000578-3416963-image-a-79_1453802326013 3094F05000000578-3416963-image-a-33_1453800656846

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here