Përpara se të jetë shumë vonë !

0
162
475656660

Shkrimtari  dhe  filozofi  zvicero –  francez  Olivier  Clerc  ka  për  ne  një  histori  të  vogël , por  që  mbart  brënda  një  mësim  madhështor.

Bëhet  fjalë  për  principin  e  Bretkocës  së  vluar.

Imagjinoni  një  tenxhere  plot  me  ujë  të  ftohtë  në  të  cilën  noton  e  qetë  një  bretkocë. Një  zjarr  i  ndezur  poshtë  tenxheres  ku  uji  fillon  të  ngrohet  ngadalë. Pas  pak  uji  bëhet  i  vakët. Bretkocës  i  duket  i  këndshëm  dhe  vazhdon  të  notojë. Temperatura  sa  vjen  e  rritet. Tashmë  që  uji  është  pak  më  i  ngrohtë  seç  duhet  , bretkoca  nuk  e  pëlqen  dhe  aq  shumë. Ndjehet  disi  e  lodhur  por  gjithsesi  nuk  ndjehet  e  rrezikuar… Uji  tashmë  është  me  të  vertetë  shumë  i  ngrohtë. Bretkocës  fillon  ti  duket  e  pakëndëshme , por  ndjehet  e  pafuqishme  dhe  duron  e  nuk  ankohet.

Temperatura  vazhdon  të  ngrihet  deri  sa  Bretkoca  përfundon  e  vluar  krejtësisht  dhe  ngordh.

Nëse  kjo  bretkocë  do  të  ishte  futur  direkt  në  një  enë  me  ujë  të  nxehtë  50  gradë, do  ishte  shtyrë  menjëherë  me  forcë  mbi  këmbët  e  pasme  dhe  do  kishte  kapërcyer  përtej  enës.

Kjo  eksperience  tregon  se  kur  një  ndryshim  zhvillohet  në  mënyrë  të  ngadaltë, i  shpëton  vemendjes  dhe  në  të  shumtën  e  rasteve  nuk  nxit  asnjë  reagim, asnjë  kundërshtim, asnjë  revoltë.

Po  të  shikojmë  se  ç’ndodh  në  shoqërinë  tonë  prej  shumë  vitesh, ne  pësojmë  një  gërryerje  të ngadaltë  me  të  cilën  mësohemi. Shumë  ngjarje  që  20  a  30  vjet  më  parë  do  na  kishin  tmerruar ,sot  bëhen  pak  nga  pak   të  zakonshme, na “ ëmbëlsohen” dhe  na  shqetëojnë  fare  pak  ose  na  bëjnë krejtësisht  indiferent.

Në  emër  të  progresit , politikës  dhe  shkencës ,  bëhen  ngadalë  atentatet  më  të  këqija  ndaj  Lirisë individuale,  dinjitetit  njerëzor, integritetit  të  natyrës  , bukurisë  dhe  lumturisë  së  të  jetuarit  në  këtë tokë . Të  gjitha  këto  të  ndihmuara  nga  bashkepunimi  i  vazhdueshem  i  viktimave,  injorantëve kokëboshë  apo  menefregisteve. Shenjat  e  zymta  paralajmeruese  per  të  ardhmen, ne  vend  qe  te  nxisin  reagime  dhe  masa  parandaluese, nuk  bëjne  gjë  tjetër  veçse  përgatisin  psikologjikisht  popullin  të  pranojë  kushtet  e  një  jete  mizerabël, gati  gati  tragjike.

Dëndja  papushim  me  informacione  nga  mediat  bllokon  mendjet  tona , të  cilat  nuk  e ” shquajnë ” dot  më  realitetin.Kur  fola  për  herë  të  parë  rreth  kësaj  situate  ishte  për  nesër. Tani  është  për  sot. Atëherë  nëse  nuk  jeni  si  bretkoca , gjysëm  të  vluar, jepini  një  shtytje  të  shpëtoni  përpara  se  të  jetë  shumë  vonë.

Shenim:( Fiziologu  gjerman  Friedrich  Goltz  njihet  si  nje  nga  eksperimentuesit  e  pare  me  ujin  e  nxehte  &  bretkocen. Në  John  Hopkins  University  ne  1882  e  larget  jane  bere  studime  mbi  kete  fenomen. Ne  fushen  e  marketingun  ky  efekt  eshte  parë  pozitiv  për  Kompanite , sepse  punonjësit  i  pershtaten  me  mire  ndryshimeve  graduale. )

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here