Pamje trishtuese: Këto janë efektet e tmerrshme të heroinës së lirë! (Foto +18)

0
298

Pamje trishtuese: Këto janë efektet e tmerrshme të heroinës së lirë! (Foto +18)

Këto foto të rënda tregojnë efektet e tmerrshme të një droge vdekjeprurëse, për të cilën kemi folur dhe do të vijojmë të flasim edhe në vijim në kuadër të sensibilizimit dhe të largimit nga konsumi i saj.

Pamjet janë fotografuar në Rusi dhe të gjithë këta persona që shikoni më poshtë janë konsumues që kanë krijuar varësi. Emanuele Satolli është fotografi, i cili ka arritur të dëshmojë efektet e tmerrshme të drogës Krokodil, e cila është një lloj heroine e lirë dhe që shpërndahet kudo në Rusi.

Ka marrë emrin Krokodil jo për shkak të shpejtësisë në veprim, por për shkak të efekteve të tmerrshme dhe që të marrin shpirtin pak nga pak, shkruan “The Sun”.Droga e kthen në jeshile lëkurën e përdoruesit dhe zona në të cilën injektohet nis të çahet avash-avash.Sergey Agalakov, një ekspert narkotik dhe psikolog thotë se : “Një njeri shndërrohet në zombi, me të çara në të gjithë trupin dhe mishin që i kalbet, duke u qelbur era”.

Përbërësi aktiv quhet codeine, i cili gatuhet në një tigan nga përdoruesi, acidi hidroklorik dhe fosfori i kuq, të cilët përzihen bashkë pasi shndërrohen në formë lëngu dhe më pas kalojnë në shiringë e në trupin e njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here