Postimi i Ramës për Durrësin, shpërthejnë qytetarët në akuza ndaj Dakos: Pse hap plagë, apo harrove që…

0
163

Kryeministri i vendit e ka nisur ditën me pamjet e rikonstruktuara të Muzeut në Durrës, duke uruar gjithe ndjekesit e tij ne FB për një ditë të mbarë.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku nga zero vizitorë e zero të ardhura në 2013, pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, është vizituar mesatarisht nga 8,334 vizitorë çdo vit, duke gjeneruar edhe mbi 3 milionë lekë të ardhura”- shkruan Rama.

Por qytetarë të shumë kanë reaguar në postimin e Ramës duke kritikuar por edhe ironizuar kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dakon, ndërsa i kujtojnë Ramës betonizimin dhe plehrat që kanë mbytur qytetin.

Disa nga komentet:

Ca muzeu me amon ti pse hap plage apo harrove qe vangjushi ka betonizu gjysmen e historise

Te falenderojme per muzeun z.Rama por per betonizimin e duresit dhe mosfunksionim te institucioneve te qytetit ke te falenderojme…??

Mbrekullia vet per kete qe ke publikuar zoti kryeminister…por un si banore durresi kam dicka shqetesuese per punen e plehrave…cdo dark po na mbyten era keqe ketu ne qytet te durresit …si duket durresit i mungon nje landfill perderisa po digjen plerat …dhe ky problem per mua esht shum i madh jetik mund te them se shkaktohen shum probleme shendetsore per te gjith ne qe po jetojm ketu…Ju lutem beni dicka per kete zoti kryeminister …

Trashigimine e betonizoi Vangjush Dako. Mos bej sikur ta ndien ty apo Vangjushave te pangopur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here