Robert Elsie: veshjet nën Perandorinë Osmane që mahnitën Europën (foto)

0
783

Albanologu i shquar i kohrave tona, Robert Elsie ka publikuar së fundi një set fotosh me veshje të stilit osman, të hasura tek popujt që e përbënin perandorinë e famshme 500-vjeçare me kryeqendër Stambollin.

Shkurt e saktë, ai shpjegon se veshjet e shfaqura janë pjesë e një ekspozite në Vjenë, në gjysmën e dytë të shekullit të 19, pra afër fundit të kësaj perandorie që do vinte në fillim të shekullit të 20-të.   

Por duhet thënë se ka një nonsens në titullin e një vepre fotografike që Elsie e përmend në sqarimin e tij. Siç e thotë albanologu i njohur, ekspozita ka paraqitur veshjet e të gjithë popujve nën perandori, ndërsa vepra ka një titull që i kufizon ato tek Turqia –  “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” (Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873).

Turqia është emërtesë e vonë nacionale që nis e përdoret nga xhonturqit, të konsideruar si varrmihësit e Perandorisë. Nocioni “turk” nuk ka ekzistuar deri në rënien e kësaj perandorie.

Nga Robert Elsie

Nga maji deri në nëntor të vitit 1873, në parkun Prater të Vjenës (Austro-Hungari) u organizua një ekspozitë botërore e cila tejkaloi në madhësi dhe në shkëlqim të tëra ekspozitat e mëparshme (Londër 1851, 1862 dhe Paris 1855, 1867). Ekspozitën e vizituan mbi shtatë milionë njerëz. Në kuadër të prezantimit të Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, në Vjenë u paraqit një koleksion fotografish të veshjeve popullore të Perandorisë shumëkombëshe. Fotografia ishte ende një dukuri e re, dhe publiku u mahnit. Ky koleksion u botua gjithashtu si libër frëngjisht: “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” (Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873), Stamboll 1873, vëllim ky i rrallë, i cili u dixhitalizua kohët e fundit nga Biblioteka e Universitetit të Harvardit. Lidhur me këtë dëshirojmë të falënderojmë Bibliotekën dhe në veçanti András Riedlmayer-in e Bibliotekës së Arteve të Bukura, që mundësuan prezantimin e fotografive të Ballkanit perëndimor nga viti 1873.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here