Ndryshimet në postet e larta drejtuese në qeverinë Rama

0
198

I ka takuar zëvendëskryeministrit Niko Peleshi të firmosë disa nga ndryshimet në postet e larta drejtuese në ekzekutiv, të lajmëruara ditë më parë edhe nga shtypi.

Në mbledhjen e datës 28 shtator, qeveria e udhëhequr nga Peleshi, në mungesë të kryeministrit Rama, ka vendosur që Ervin Mete do të largohet nga detyra e zv/ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për t’u rikthyer si numri dy i Ministrisë së Financave. Për të krijuar hapësirë për Meten, qeveria ka larguar nga detyra Irena Beqirajn.

Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, Briseida Shehaj është larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për t’u emëruar zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ndryshimet kanë prekur edhe drejtimin e sistemit doganor. Pranvera Fagu është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, për t’u zëvendësuar nga Belinda Ikonomi.

Në vendimet e qeverisë, të botuara edhe në Fletoren Zyrtare, spikat mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama. Mbledhja e fundit e ekzekutivit është drejtuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency