Rozana flet fjalë të ndjera për të atin dhe një premtim shumë të madh (FOTO)

0
196

Pavarësisht përkrahjes së publikut dhe suksesit që pati në festivalin ‘Kënga Magjike’ ku u shpall fituese, duket se këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi nuk është e kënaqur dhe i mungon dikush.

Ajo i ka kushtuar një dedikim pikëllues babait të saj Ferdinand Radi i cili nuk jeton më, ndërsa i bën edhe një premtim. Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Rozana shkruan se nuk do ta ulë kokën asnjëherë dhe nuk do dorëzohet lehtë.

“Sa here ngre kokën lart kërkoj një shenje nga im atë një njeri me zemër të madhe e me një shpirt artist. Love you dad! Sa vlera me ke trashëguar …. aq shume sa që nuk do ta ul koken kurrë poshtë nga askush sepse unë jam vajza jote . Unë nuk dorëzohem ! Nuk është e lehte të mbash emrin tënd lart por unë do tja dal. Te premtoj”-ka shkruar këngëtarja poshtë fotos.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja dhe aktroja shpreh përmes vargjeve mallin për prindërit e saj të cilët janë ndarë nga jeta vite më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here