Teatri Kombëtar Eksperimental/ Kiço Londo: “Buxheti për 2017-ën më i ulët , por sërish Ministrinë e Kulturës e kemi xhan!

0
277

 

Mesa duket viti 2017 nuk duket aspak premtues për kulturën, ku do të vazhdoj të shoqërohet nga probleme finaciare dhe buxheti do të jetë më i ulët në raport me vitin 2016

 

Irini Meçe

 

Institucionet kombëtare të artit dhe kulturës duke se gjatë këtyre viteve kanë qenë dhe vijojnë të jenë mes shumë problemeve dhe vështirësive financiare. Kjo gjendje ka ndikuar jo pak në jetën artistike dhe kulture, ndërsa buxheti i pamjaftueshëm është bërë pengesë jo vetëm për të sjellë vepra që ndoshta mund të ishin me më shumë aktorë, por dhe me dekore dhe skenografi më të madha. Drama shqipe është shpërfillur dhe harruar nga teatrot dhe politikat kulturore që kanë përgjegjësi mbi to. Buxheti që akordon qeveria dhe përkatësisht Ministria e Kulturës për këto institucione është disa herë më i vogël nga sa kërkon jeta artistike në skena. Viti që lam pas u mbyll mes këtyre problemeve, ku theksohet buxhet i pamjaftueshëm për institucionet kulturore. Mesa duket viti 2017 nuk duket aspak premtues për kulturën, ku do të vazhdoj të shoqërohet nga këto probleme dhe buxheti do të jetë më i ulët në raport me vitin 2016. Ky shqetësim u shpreh dhe dje në konferencën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, ku u prezantua shfaqja premierë “E vërteta e Marias” që do vihet sot në skenë. I pranishëm në konferencë ishtë dhe drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental Kiço Londo i cili e shprehu këtë shqetësim pas pyetjes që erdhi nga media lidhur me buxhetet për projektin e punishtes së dramës shqipe. “Ky është një projekt i fundvitit dhe i fillim vitit. Buxheti për këtë vit nuk është çelur. Ka zëra që është mjaft i ulët në raport me buxhetin e vitin 2016. Këtë nuk e kemi në dorë ne, por ne kemi në dorë që të bëjmë shfaqje të mira dhe të sfidojmë buxhetet. Ne Ministrinë e Kulturës e kemi prap xhan dhe kur ta shohi shfaqjen jam i bindur që do të dal e kënaqur, pasi ajo vjen për të parë çdo shfaqje”, u përgjigj Kiço Londo. Një reagim ka patur dhe nga aktorja Ermira Gjata pasi mbaroi fjalën drejtori Londo. “Të bëjmë shfaqje që të kënaqim Ministrinë e Kulturës”, u shpreh aktorja Gjata, ku nënkuptohet ironia e saj.

Premiera “E vërteta e Marisë”

Shfaqja vjen si premierë sot në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me tekst të Lisandri Kolës, pjesa na fton të rikonsiderojmë tema dhe fenomene sociale, që janë prezente pothuajse tash tri dekada në jetën shqiptare, e gjithë kjo vorbull sillet në skenë nga tre personazhe. Kjo dramë fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion, ku në qendër janë tri personazhe: Luka, Mateu dhe Zonja e shtëpisë. Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tri personazhet të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballur më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh. Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri-tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t’ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri-tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës. Rolet në vepër, regjisori ia ka besuar aktorëve Ermira Gjata, Florian Agalliu dhe Gjergj Mena. Koreografia nga Gjergj Prevazi dhe balerina Akreoma Saliu. Skenograf  Beqo Nanaj, kostumeografe Sofi Kara dhe muzika Eduard Hallulli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here