Letër urimi Presidentit Trump nga Klubi i Miqve Republikanë në Shqipëri

0
271

Klubi i Miqve Republikanë, Shqipëri

Klubi i Miqve Republikanë Shqipëri i dërgon letër Presidentit Trump. Klubi, me President Dr. Bledar Kurti, u krijua në Shtator të vitit 2016 në mbështetje të garës presidenciale të Donald J. Trump dhe ka si qëllim promovimin e vlerave Republikane.

Pjesë e këtij klubi janë si figura politike të majta, të djathta, dhe të qendrës, ashtu edhe akademikë, studentë, sipërmarrës, intelektualë dhe njerëz të thjeshtë të cilët synojnë të ngrejnë debate mbi vlerat e republikanizmit dhe ceshtjet kryesore të botës dhe Shqipërisë.

Shtetet e bashkuara kanë një politikë dy partiake dhe nuk janë tërësisht të krahasueshme me partitë e vendeve të tjera ndaj ky klub mirëpret si të djathtë ashtu edhe të majtë shqiptarë të cilët ndajnë parimet dhe vlerat e republikanizmit dhe të cilët mbështesin kandidatura republikane në poste drejtuese në SHBA, si përshembull kandidatura e Donald Trump për Postin e Presidentit të SHBA.

Republican Friends Club Albania është krijuar me qëllim promovimin në Shqipëri të parimeve, vlerave dhe politikave Republikane dhe në mbështetje të Presidentit Donald J. Trump.

Republican Friends Club Albania beson në Strehën e Madhe Republikane (Big Tent Republicanism). Klubi shërben si shtëpia e të gjithë nënshtetasve republikanë amerikanë të cilët kanë rezidencën në Shqipëri, si edhe për të gjithë intelektualët shqiptarë, studentët, libertianët e devotshëm, avokatët e pro-jetës dhe traditës së familjes, sipërmarrësit, ata të cilët besojnë në parimet dhe vlerat republikane, dhe cilido që ka pikëpamje politike të qendrës apo qendrës së djathtë dhe të majtë të qendrës.

 

Letër urimi Presidentit Amerikan Donald Trump nga “Klubi i Miqve Republikanë Shqipëri”.

 Drejtuar Sh.T. Donald J. Trump

Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

I nderuar Z. Trump,

Në emër të Klubit të Miqve Republikanë Shqipëri, Ju lutemi të pranoni urimet tona më të ngrohta dhe të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në detyrën e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara.

Ne jemi mëse të sigurtë që nën Presidencën Tuaj, Amerika do jetë më madhështore se kurrë, dhe do të vazhdojë të frymëzojë të gjitha kombet e botës, duke promovuar parimet e demokracisë, dhe duke shpërndarë vlerat e republikanizmit dhe ato universale të cilat janë themelet ku janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara.

Populli shqiptar beson në atë çfarë Shetet e Bashkuara përfaqësojnë dhe kemi një vlerësim dhe respekt të lartë për marrëdhëniet e ngushta dhe tejet miqësore midis kombeve tona. Ne si Klubi i Miqve Republikanë Shqipëri kemi besim të plotë që marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta midis vendeve tona do forcohen edhe më shumë nën Presidencën dhe lidershipin Tuaj.

Ka qenë një privilegj për ne të promovojmë në Shqipëri kandidimin Tuaj, dhe do jetë një privilegj edhe më i madh të jemi dëshmitarë të drejtimit Tuaj historik si në Amerikë ashtu edhe përtej saj.

Zgjedhja Juaj si Presidenti I 45-të i Shteteve të Bashkuara është një moment tejet premtues për Amerikën dhe të gjitha vendet e tjera në mbarë globin.

Bota ka hyrë në një epokë të re, por ashtu siç e ka shprehur edhe Presidenti Abraham Lincoln: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë.” Ne besojmë që Ju, Z. President, do krijoni një të ardhme të re, më të mirë dhe më të sigurtë për Shetetet e Bashkuara dhe të gjithë botën mbarë.

Me respekt!

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here