Vjenë lajmi i mirë për futbollistin Amir Abrashi

0
156

Lajme të mira për Amir Abrashin nga Frieburgu. Rezonanca magnetike, të cilës i është nënshtruar mesfushori shqiptar pas dëmtimit që pësoi në kaviljen e djathtë në miqësoren me Vaduzin ka treguar se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, madje javën e ardhshme 26-vjecari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Ndërhyrja e futbollistit të Vaduzit ishte e frikshme, madje u mendua edhe me e keqja, që lojtari shqiptar të mungonte për disa muaj, por fatmirësisht shkalla e dëmtimit nuk rezultoi e rëndë.

Freiburgu vijon fazën përgatitore në Spanjë, për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Impenjimi i parë në Bundesligë për skuadrën e Abrashit do  të jetë sfida e shtëpisë me Bayernin e Mynihut, në kuadër të javës së 17-të.

Rezultatet e rezonancës magnetike kanë ngrohur edhe ambientin kuqezi, pasi ky lojtar mbetet shumë i rëndësishëm për kombëtaren që më 24 mars do të luajë në Palermo eliminatoren me Italinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here