Futbollisti i Skëndërbeut ikën në Kore, kërkon të marrë me vete nga Shqipëria dicka shumë të rëndësishme

0
207

Futbollisti nigerian i Skënderbeut, Xhejms Adeniji, në një intervistë për “Supersport” nga Antalja ku ndodhet i grumbulluar bashkë me pjesën tjetër të skuadrës për fazën përgatitore të dimrit, ka konfirmuar largimin drejt Koresë së Jugut te skuadra e Guangzhu, si dhe është shprehur se dëshiron të marrë pasaportë shqiptare.

 

Për transferimin

“Kalimi te Guangzhu është thuajse i mbyllur. Do të jetë një transferim shumë i mirë për mua, por edhe për Skënderbeun. Jam i bindur që do të paraqitem mirë edhe andej pasi kam luajtur në një kampionat shumë të mirë si kampionati shqiptar.”

Për objektivat në Kore

“Kam besim se do të fitoj kampionatin edhe në Kore dhe do të shpallem gjithashtu lojtari më i mirë.”

Për pasaportën shqiptare

“Do aplikoj për pasaportë shqiptare sepse unë e dua shumë Shqipërinë dhe dua që në të ardhmen të kthehem të jetoj në Shqipëri me familjen time.”/panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here