Histori personale/ Azili në Gjermani shpresa e vetme për të jetuar, Shqipëria e shkuara e tyre

0
516

 

 

“Me mijëra Shqiptar morën rrugën për në Gjermani me shpresën se do të ndërtonin një jetë të re duke filluar nga zero, pasi kishin humbur shpresën në Shqipëri”

 

Anesti Barjamemaj

 

Gjermania ishte dhe mbetet ende një nga destinacionet më të kërkuara nga azil kërkuesit shqiptar. Shumë njerëz udhëtuan drejt këtij shteti për të ndërtuar një jetë të re, pasi lajmet që vinin nga ata që e kishin këtë tokë më parë ishin të mira. Ata që shkuan të parët menduan se jeta e tyre ndryshoi dhe nxitën  me mijëra të tjerë për të shkuar pas tyre. Grupe të mëdha njerëzish të organizuar apo jo morën rrugën e largët drejt Gjermanisë. Ne kemi arritur që të kemi disa histori personale të atyre që sot quhet azilkërkues. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga papunësia, mungesa e një punë stabël, shkollimi jo shumë i mirë apo edhe mungesa e besimit të shteti. Më poshtë po ju sjellim disa nga këto histori në mënyrë të përmbledhur.

 

Humba punën në Shqipëri më shpresën për një jetë të re

 

Historia e 43 vjeçares me iniciale I.H. fillon gati tre vite më parë. Në punën ku ajo punonte nisën shkurtimet për shkak të krizës që po kalonte kompania. Ajo punonte në fabrikën e këpucëve me sipërmarrës nga Italia. Firma e tyre ka të punësuar vetëm gra të cilat aty nxirrnin lekët e familjeve të tyre. Në Vlorë papunësia është në nivele të lara dhe këto kompani ku punësojnë gra ishin shpresa e vetme e banorëve të këtij qyteti. Por duket se papunësia do të rritej kur në këto kompani u fol se do të bënin shkurtime të punonjësve të tyre për shkak të krizës. Fjalët e përhapura pas disa ditësh u bënë vepra dhe shumë nga gratë ngelën pa punë. Mes tyre ishte edhe 43 vjeçarja I.H. e cila u pushua nga puna. Shkaku ishte i thjeshtë kriza dhe mungesa e para vë për ti paguar. Nga 50 gra që punonin u pushuan 25 prej tyre , pra një përgjysmim i punonjësve. Nuk u morr parasysh as eksperienca, dhe as vjetërsia në këtë punë, por thjeshtë si shkak u përdor kriza financiare. I.H. u mundua që të gjente një punë të re por ishte e vështirë, pas tre muajsh kërkimesh ajo i humbi shpresat. Puna për të ishte shumë larg dhe e gjithë familja po kalonte një fazë depresioni. Çdo ditë në media dëgjohej që shumë njerëz po merrnin rrugën e Gjermanisë në kërkim të një jetë të re. Pas shumë diskutimesh dhe gjetjes së lekëve të udhëtimit ajo së bashku me burrin dhe 6 fëmijët e saj të mitur u nis për në Gjermani. Në fillim tregoi ajo u duk se gjithçka do të shkonte mirë, pasi në Gjermani i pritën shumë mirë dhe i ndihmuan. Ditët kalonin dhe ndihmat po reduktoheshin, askush nuk po kujdesej më për ta. Ajo na tregoi se shumë herë kishin menduar që të ktheheshin, por përsëri e quanin si një jetë më të mirë atë që bënin atje se sa varfërinë që i kishte përfshirë në Shqipëri.  Javët kalonin dhe porta asnjë nuk po ndryshonte, kalonin ditën në kamp duke pritur për tu sjellë ushqim dhe veshje. Fëmijët gjatë kësaj kohe ishin futur në kurse për të mësuar gjuhën, dhe më pas të futeshin në shkolla. Që në ditët e para kishin dorëzuar dokumentet për azil ekonomik, por nuk kishin asnjë lajm për ecurinë e procedurave. Kishin kaluar më shumëse tre muaj dhe në kamp u erdhi një letër në të cilën shkruheshin udhëzimet për një zhvendosje në një shtëpi ku të jetonte se bashku me familjen. Gruaja dhe familja e saj u vendosën në një shtëpi, por përsëri nuk kishin të drejtë për punë. Fëmijët u futën nëpër shkolla, dhe kjo gjë kishte ndihmuar edhe prindërit e tyre. Ecuria e fëmijëve në mësime por edhe sjellja e tyre në kamp kishin ndikuar pozitivisht që kjo familje të mos dëbohej që në muajt e parë. Kaluan më shumë se një vit e gjysmë në shtëpinë që ua kishte mundësuar shteti gjerman, por një letër tjetër solli për ta përgjigjen negative. Nuk ju ishte pranuar kërkesa për azil dhe  duhet që brenda një muaj të largoheshin nga vendi. Të pafuqishëm për të bërë diçka ata përfunduar aventurën e tyre në Gjermani,  u rikthyen në atdheun e tyre. Në Shqipëri vazhdonte përsëri e njëjta gjë : papunësi dhe mungesë shprese. I.H. së bashku me burrin e saj janë përsëri të pa punë dhe të pa shpresë. Ajo sot jeton me 6 fëmijët e saj dhe sërisht është e papunë dhe e mbytur në borxhet që ka marrë për të siguruar jetosen. Burimi i vetëm i të ardhurave të familjes së saj është pensioni i vjerrës së saj. Pyetjes nëse ajo do të merrte përsëri rrugën për në Gjermani nëse do të kishte një mundësi për të jetuar atje ajo u përgjigj: “Po”. Më pas shtoi: “Unë jetoj çdo ditë me shpresën se një ditë do të kthehem përsëri në Gjermani. Fëmijët ishin në një shkollë dhe po ecnin mirë, merrnim një asistencë dhe siguronim jetesën, kishin dhe shpresë për një punë në të ardhme”.   “Gjermani është një ëndërr që unë çdo ditë mundohem që ta bëj realitet. Në Shqipëri jam e pa punën dhe pa asnjë asistencë nga shteti ndërsa në Gjermani edhe pse isha azilkërkuese kisha përkujdesja nga institucionet. Fëmijët shkonin në shkollë dhe kishin një të ardhme, këtu gjithçka ka marrë fund. Shpresoj një ditë që të më jepet mundësia të largohem së bashku me familjen time.”

download-3

 

 

Braktisa shkollën duke dëgjuar fjalën e shokëve dhe tani jam përsëri në kërkim të saj

 

Historia e dytë është e një djali i cili në kohën kur mori iniciativën për të shkuar në Gjermani ishte vetëm 18 vjeç. Ai quhet Xhulio dhe banon në Fier. Ishte viti ishte fundi i vitit 2014 dhe sapo kishte nisur  shkollën e lartë. Një muaj kishte kaluar që nga fillimi i degës së Drejtësisë. Por ai po shihte që vendi i tij ishte shumë i padrejtë. Xhulio na tha se ai shkonte mirë në shkollë  dhe sapo kishte filluar ti pëlqente dega që kishte zgjedhur. Ai kishte udhëtuar nga Fieri për në Tiranë për të studiuar, por në qytetin e tij kishte lënë të gjithë shoqërinë. Disa kishin nisur një shkollë të lartë dhe disa jo. Për shumë prej tyre kishte humbur shpresa dhe ata dëshironin që të largoheshin nga vendi. Xhulio na tregoi se ai bisedonte shumë më shokët e tij të cilët i shprehnin dëshirën për t’u larguar. Shpresa për ta kishte vdekur dhe morën vesh që kishin filluar emigrimet në Gjermani. “Siç të gjithë të rinjtë aventurier edhe në vendosëm që të braktisnim shkollën dhe familjen për një jetë më të mirë. I gjithë grupi jonë vendosi që të braktiste Shqipërinë dhe të shkonin në Gjermani. Kishim dëgjuar që shumë kishin ikur, për azil dhe mund të nisje një jetë të re, dhe në kështu bëmë.” – na tregoi Xhulio.

Problemi i tyre qëndronte te mungesa e lekëve për të siguruar udhëtimin, kërkuan te prindërit por ata ishin kundër vendimit të tyre. Pas shumë peripecish që kaluan, ata arritën që të gjenin shumë e lekëve për udhëtimin në Gjermani. Xholio  na tha se dikush i kishte siguruar nga prindërit, dikush nga kursimet, ndërsa ai i kishte siguruar duke marrë borxhë. Nga një shok i tij më i madh ai kishte siguruar me shumë mund shumën prej 400 eurosh. Ai na tha se kishte pasur një mendim të kundër me prindërit e tij, por ai përsëri vendosi që të largohej. Në dhjetorin e 2014-tës ai ishte në Gjermani, por ajo që pa atje ishte shumë ndryshe nga ajo që kishte dëgjuar. Jeta në kamp ishte shumë e vështirë për të dhe ai çdo ditë kujtonte Shqipërinë dhe i dukej si një vend më i mirë. Në kampin e refugjatëve ai qëndroi rreth katër muaj dhe më parë nga shteti gjerman u kthye përgjigja negative. Kjo përgjigje për të dhe shokët  e tij kishte dy anën e medaljes. Nja njëra anë qëndronte fundi i një aventurë që nuk shkoi ashtu siç mendonin dhe nga ana tjetër, kjo aventurë do të mbyllej. Për Xhulion katër muajt që kaloi në Gjermani kanë qenë një mësim shumë i mirë. Ai sot deklaron se nuk do ta marrë përsëri rrugën për në Gjermani edhe nëse dikush do ti garantoj atij që nuk do kaloj përsëri këto peripeci. 20 vjeçari sot është përsëri në shkollë duke u munduar që të kap ritmin dhe ka gjetur edhe një punë me kohë të pjesshme. Ai na tha se po punon për të larë borxhin që mrri për udhëtimin dhe për të siguruar shpenzimet e përditshme. Xhulio pohoi se kjo eksperiencë i ka shërbyer shumë për të kuptuar se nuk duhet besuar askujt. Të gjithë shokët e tij që morën rrugën për në Gjermani, janë të penduar dhe thonë që kanë gabuar më zgjedhjen e tyre.  “E kisha menduar Gjermaninë shumë ndryshe, por u zhgënjeva ndoshta sepse nuk e preka dot pjesën e mirë. Jam kthyer përsëri në shkollë dhe po mendoj për të ndërtuar jetën time në Shqipëri. Vështirësitë janë të mëdha por në Gjermani nuk arrita të bëj asgjë”

 download-2

 

 

Lash punën dhe shita makinën, për të siguruar lekët për në Gjermani

 

Historia e tretë është e një 30 vjeçari i cili jeton në Tiranë. Historia e tij nuk është shumë e largët, pasi vendimin për tu larguar ai e ka marrë në vitin 2016. 30 vjeçari me iniciale R.B. në fillim të vitit 2016 nuk kishte një punë stabël. Ai punonte kamerier, por përsëri pushimet dhe largimet nga puna ishin të shpeshta. Kishte gati një muaj që kishte filluar një punë të re, por përsëri ai ishte i rrezikuar që të largohej nga puna. Kriza kishte përfshirë lokalin ku ai punonte dhe klientët ishin të pakët. Çdo ditë pronari i tyre u fliste për punën e pakët dhe për shkurtime në staf. R.B. kishte dhe një makinë, por që në mungesë të lekëve të karburantit ai lëvizte pak me të. Nxori në shije makinën dhe arriti që ta shiste, priti sa të merrte rrogën e muajit që kishte në lokal dhe u largua edhe nga puna.  Kishte dëgjuar për largimet drejt Gjermanisë, por përsëri ishte mos besues sepse kishte dëgjuar për kthimet në masë. R.B.  na tregoi se kishte disa shokë që jetonin në Gjermani dhe mori garanci prej tyre që do ta ndihmonin nëse do tu bashkohej, i dyjëzuar ai u besoi shokëve, por edhe sepse në Shqipëri ai ishte pa një punë dhe i pa shpresë. Në Mars ai u nis drejt Gjermanisë ku për disa muaj qëndroi në kamp, por aventura e tij e parë nuk zgjati shumë. Në korrik të 2016-tës ai mori përgjigje negative për azilin dhe ishte i detyruar që të largohej nga Gjermania. Zgjedhjet për të ishin shumë të pakta dhe ai u detyrua që të kthehej në Shqipëri. 300 vjeçari R.B. Na tregoi se kthimi në Shqipëri ishte një dramë për të dhe ai çdo ditë mundohej që të gjente një zgjidhje për të ikur përsëri në Gjermani. Shokët që kishte në gjermani e ndihmuan atë për të plotësuar dokumentacionin e vizës për punë, dhe be arritën qëllimin. Në periudhën korrik (dita e kthimit të tij në Shqipëri) deri në shtator (kur ai aplikoi për vizë), çdo ditë mendonte për të ikur. Pas një muaj nga aplikimi përgjigja nga konsullata ishte pozitive dhe ai mund të shkonte përsëri në Gjermani. Disa ditë më pas ai R.B. u nis përsëri drejt Gjermanisë dhe tani ai ka gjetur një punë atje. Ai na tha se nuk dëshiro që të kthehet më në Shqipëri.  “E provova që të shkoja në gjermani me azil dhe nuk arrita gjë. Tashmë me vizën e punës që arrita ta marrë. Tani jam shumë mirë në Gjermani kam një punë dhe po ndërtoj një jetë të re. Tani për tani nuk po mendoj për një kthim në Shqipëri”

 

download-1

Këto janë disa nga historitë që kemi arritur të sigurojmë, por në 100 mijë shqiptarë që janë larguar nga vendi historitë janë nga më të ndryshmet. Në të gjitha ato rrëfime që mund të dëgjosh e përbashkëta është dhimbja, vuajtja dhe mungesa  e shpresës për një jetë në Shqipëri. Evropa duket si një dritare e cila ka gjithmonë shpresë edhe pse ka shumë vështirësi për të arritur. Shumë e kanë gjetur shpresën në Evropë, por shumë të tjerë po mundohen që të përballojnë jetesën përsëri në kthimin e tyre në Shqipëri. Asgjë nuk ka ndryshuar, përsëri janë pa punë dhe në kërkim të një jetë të re.

 azili

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here