Ristani në Fier: Nuk ka shqiptar që nuk e di se përballë ka një mashtrues si Rama

0
204

Në 26 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike të Fierit, sekretari i PD, Arben Ristani, u tha demokratëve të këtij qyteti se fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit është më e lehtë pasi sipas tij,  demokratët kanë përballë tyre një mashtrues.

 Nuk ka demokratë, por nuk ka shqiptarë që nuk e di se ka përballë një mashtrues, që ka përballë një njeri si Rama, i cili përveç të tjerave është antikombëtar”, ka thënë Ristani.

Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Fierit, Enkelejd Alibeaj tha se e vetmja rrugë për fitoren dhe për të mundur frikën dhe drogën, është aleanca me qytetarin dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
2017-ta nuk është thjeshtë dhe vetëm viti zgjedhor, një vit elektoral i zakonshëm. Ky është një vit i cili na takon ne demokratëve, të gjithë qytetarëve të këtij vendi, një takim me historinë”, u shpreh Alibeaj. 

Takimin e përshëndetën edhe kryetari i PD së Fierit, Luan Baçi dhe deputeti i Kozma Dashi, ndërkohë që të pranishmit në këtë festë panë një dokumentar i cili përkujtonte krijimin e degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here