Një histori e vërtetë miqësie, kali besnik “qan” në funeralin e pronarit të tij (VIDEO)

0
265

Kjo është një nga ato historitë e vërteta të miqësisë mes një njeriu dhe një kali.

Wagner de Lima Figueiredo, 34 vjeç, humbi jetën gjatë një aksidenti në ditën e para të vitit 2017 dhe kur të gjithë po i jepnin lamtumirën e fundit kalorësit, kali i tij Sereno hingëllin pa pushim, në formën e një të qare.

Sereno, kali besnik duket se nuk do të lerë mikun e tij të niset për në udhëtimin e fundit.

Wagner humbi jetën gjatë një aksidenti me motor.

Për Wagner de Lima Figuereido, 34 vjeç, një funksionar brazilian i komunës së Cajazeiras, në Paraiba, Sereno ka qenë një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm në tetë vjet, ku edhe trofetë dhe çmimet nuk kanë munguar.

Ai ishte krenaria e tij, pasioni, prioriteti i tij: Ishte gati të hiqte dorë nga çdo gjë që kalit të tij të mos i mungonte asgjë’ ka treguar vëllai, i cili mendoi të sillte Serenon në ceremoninë e lamtumirës, si një nderim për Wagner. Kalorësi e dinte që miku i tij më i mirë po e përcillte në varreza.

Edhe të tjerë kuaj ishin prezent në ceremoni, me pronarët e tyre, por asnjëri nuk reagoi si Sereno, i cili teksa shihte makinën e funeralit tundte kokën drejt arkivolit dhe hingëllinte me nervozizëm, në kujtim të padronit të tij.3bdfed0700000578-4092190-image-a-12_14836404353963bdfd0de00000578-4092190-image-a-18_14836404878703bdfd04600000578-4092190-image-a-15_14836404612573bdfcee800000578-4092190-image-a-13_14836404512253bdfed0700000578-4092190-image-a-12_1483640435396

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here