Hetimi/ Vdekja e Floran Kondit, prokuroria nis procedimin për mjekun e urgjencës

0
128

Alma Çuka

Dyshohet se  nuk është vepruar në kohë. Mjekët kanë neglizhuar ndihmën duke vonuar autoambulancën. Prokuroria do hetoi çështjen duke u fokusuar tek vonesa

FLORIIiii-375x290Prokuroria e Tiranës nis procedimin penal ndaj mjekut, i cili ka qenë me shërbim ditën e vdekjes së këngëtarit Florand Kondi, i njohur me emrin e artit, Dr. Flori. Sipas burimeve nga organi i prokurorisë mësohet se akuza, vendosi të marrë në hetim infermierin, pas dyshimeve të arsyeshme se nuk ka vepruar në bazë të rregullores për t’i dhënë ndihmën e shpejtë personit që vuante në shtëpi, pasi u lajmërua nga familjarët e tij. Por për të arritur deri në një përfundim, prokurorisë, i duhet të kalojë në verifikimin e disa informacioneve dhe ballafaqimin e dëshmive. Sipas Kodit Penal, nëse infermieri rezulton të ket qenë fajtor, ai rrezikon dënimin deri  në 2 vite burg. Sipas burimeve zyrtare, prokuroria ka vendosur të rimarrë edhe njëherë në pyetje bashkëshorten e Florand Kondit, i njohur me emrin e artit “Dr. Flori” si dhe pastorin Fitor Muça, për të vërtetuar akuzat ndaj shërbimit të urgjencës.

 

Hetimet

Hetimet për vdekjen  e këngëtarit Florand Kondi janë përqendruar te vonesa e shërbimit të urgjencës mjekësore që ndodhej pranë banesës të së ndjerit. Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet A.SH., pasi gjatë hetimeve të kryera për vdekjen e shtetasit Florand Kondi, ka rezultuar se ky shtetas me detyrë infermier tek urgjenca e Tiranës në datë 17.11.2014 ora 09:30, në momentin që shtetasja Blerina Leçini e ka njoftuar për gjendjen e keqësuar të bashkëshortit të saj Florand Kondi, nuk ka marrë masat për të dërguar ambulancën bashkë me ekipin mjekësor për ti dhënë ndihmë.

 

Dyshimet

Dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij. Në nenin 97 të Kodit Penal, “Mosdhënia e ndihmës”, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka bërë këqyrjen e regjistrit të shërbimit të urgjencës dhe ka marrë në pyetje shefin e këtij shërbimi. Organi i akuzës pohon se është e nevojshme pyetja e bashkëshortes së Doktor Florit, por marrja e deklarimeve të saj është vendosur të bëhet në një kohë të përshtatshme. Në pyetje do të merret edhe Pastor, Fitor Muça. Sipas të dhënave nga hetimi Doktor Flori ka mbërritur pa jetë në urgjencën e QSUT-së në Tiranë, ndërsa mjekësia ligjore ka deklaruar se duhet të paktën edhe një javë tjetër kohë derisa të përfundojë analizat laboratorike. Pas këtyre analizave autopsia do të konsiderohet e përfunduar, duke dhënë edhe shkakun përfundimtar dhe zyrtar të vdekjes së Doktor Florit. Paraprakisht është njoftuar se doktor Flori ndërroijetë si pasojë e atakut kardiak, shkaktuar nga marrja e mbidozës me lëndë narkotike.

 

Ekspertiza/ Konstandin Xhuvani kreu vrasjen e katërfishtë pasikishte konsumuar drogë

Analizat mjekësore kanë konfirmuar përdorimin e lëndës narkotike nga autori i vrasjes së katërfishtë në lokalin e muzikës live në Tiranë, Kostandin Xhuvani. Në dosjen e dorëzuar në gjykatën e Tiranës, të martën më 19 nëntor 2014, ndodhen edhe analizat e urinës së 25 vjeçarit të arrestuar me akuzën e “vrasjes në rrethana të cilësuara ndaj më shumë se dy personave”. Nga të dhënat e konfirmuara mësohet se të akuzuarit për masakrën në lokal pas arrestimit i janë marrë vetëm mostra të urinës dhe jo të gjakut, dhe nga analizimi i mostrave ka rezultuar se janë gjetur elemente që provojnë përdorimin e lëndëve narkotike nga personi i dyshuar.Prokuroria në kërkesën e saj për gjykim nuk e ka bërë publik këtë fakt, i cili ndodhet në dosjen e dorëzuar në gjykatën e Tiranës. Sipas organit të akuzës, përdorimi i lëndës narkotike nga i arrestuari për katër vrasje, vetëm sa e rëndon pozitën e tij penale.I pandehuri Kostandin Xhuvani akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Gjyqtar i çështjes është caktuar Sokol Tona.

 

Lushnjë/ Drejtoresha e arsimit kundërshton akuzën, nuk keni prova më lini të lirë

Pas arrestimit për mitmarrje, drejtoresha e Arsimit në qytetin e Lushnjës nuk pranon akuzat ndaj saj. Gjatë raportimit në Polici, Liza Tabaku, ka thënë se ndaj saj nuk ka prova dhe se po i shkelen të drejtat. “Le të dalë dikush të thotë  se i kam kërkuar lekë. S’keni prova, dua avokat, mos më shkelni lirinë”, -mësohet të ketë thënë drjtoresha e Arsimit në Lushnjë. Pas këtyre deklaratave të dhëna në polici, pritet të pyetet djali i saj. Ndërsa mësohet se polica ka thënë se drejtoresha ka pasur kurajon të fliste me bindje se s’kishte dorë në mitmarrje. Dy  ditë më parë u zbardhën detaje të tjera pas arrestimit të saj, ku gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 12 mijë euro, ndërkohë që në kohën që është shoqëruar në komisariat ka pasur me vete 2 mijë euro, të cilat ka tentuar t’i hedhë në tualet. Arrestimi u bë nga policia e Lushnjes me akuzën se së bashku me djalin e saj dhe një profesor të fiskulturës merrnin 3-5 mijë euro për të punësuar mësuesit apo për të mbajtur vendin e punës ata aktualë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Tabaku përdorte djalin e saj dhe mësuesin Rigert Zeneli për të bërë korrupsion në shkollat e zonës ku ajo kishte kompetencë. “Në mesditën e së shtunës është arrestuar në flagrancë shtetasi Xhanlukas Bakiasi dhe Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm”, të cilët sapo i kishin marrë një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi për të mos e larguar nga puna si mësues, ndërkohë që është ndaluar, me urdhër të Prokurorisë, shtetasja Liza Tabaku, të akuzuar për “korrupsion pasiv”. Por kundër Tabakut kanë ardhur edhe dëshmitë e para. Disa mësues,përfshi këtu edhe shoqe të ngushta të saj, pasi janë larguar nga puna, kanë denoncuar me fakte, duke thënë se Tabaku, brenda një viti bleu dy shtëpi në Tiranë, ndërsa nuk kishte as diplomën përkatëse. Nga hetimi ka rezultuar se për çdo emërim apo moslargim nga detyra, kjo shtetasve merrte shuma nga 3000-5000 euro. Në veprimtarinë e saj të paligjshme, kjo shtetase ndihmohej nga djali i saj, Xhanlukas Bakiasi dhe një shtetas tjetër, Rigert Zeneli”,-thuhet në njoftimin e Prokurorisë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency