Kompjuteri sa nje karte krediti

0
153

 

3BE4F43500000578 0 Intel introduced its latest mini computer at the Consumer Electr a 21 1483708812871

Ditët e “zvarritjes” me një laptop nëpër duar janë drejt fundit, pasi shumë shpejt do të keni mundësinë që kompjuterin tuaj ta futni në xhep.

Firma Intel ka prezantuar dje gjatë shfaqjes “CES” në Las Vegas, mini-pc e tij të fundit.

I quajtur “Compute Card ”, pajisja është aq e vogël dhe e hollë sa që ka përmasat e një karte krediti, vetëm me një trashësi pak më të madhe.

Kompjuteri është i kompletuar me një procesor të brezit të 7 Intel Kaby Lake, memorie, Bluetooth, lidhje wireless etj.

Pajisja elektronike nuk do t’i shitet klientëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë pasi kompania tha se makineria e vogël do i shitet prodhuesve për tu përdorur në aparate të tjera si drone, robote apo produkte të tjera.

“Bizneset do të kenë mundësi të vendosin një kompjuter të tërë në produktet e tyre të cilat kanë fuqi shumë të vogël kompjuterike,” tha një analist i CES.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here