Aksidenti në Shkodër, ndërrojnë jetë 2 këmbësorët e plagosur

0
206

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri.

Sipas saj, një mjet tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy këmbësorët të cilët kanë humbur jetën në spitalin e Shkodrës.

Viktimat janë Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasi Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Nimet Bilani, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here