Dasma shqiptare renditet ndër 7 dasmat më të bukura në botë për vitin 2016

0
325

Media austriake, “Kurier.at” ka bërë një përmbledhje të dasmave më të bukura të realizuar gjatë këtij viti në gjithë botën. Mes 7 dasmave më të bukura dhe të veçanta, renditet dhe ajo e martesës së Princit Leka me Elia Zaharian. Pompoze dhe fisnike apo të thjeshta dhe intime? ‘Kurier.a’ rendit fustanet më të paharrueshme të nuseve dhe dasmat më frymëzuese të 2016-s në botë. Mes dasmave më të mira renditet edhe kurorëzimi i Ana Ivanoviç, Eva Longoria apo Alberto Mugrabi.

Në pjesën për dasmën mbretërore shqiptare, media austriake e cilëson si më “E pasura” ku ndër të tkera thuhet: “Princ Leka i Shqipërisë dhe Elia e prezantuan veten në mënyrë shumë mbretërore te dasma e tyre. Dizajnuesja Blerina Kllokoci-Rugova dizajnoi fustanin e nuses, që mbante një kurorë me diamante”. Vlen të përmendim se artikulli është postuar edhe nga Elia Zaharia në profilin e saj në “Instagram”./BW/

elia-5 03-7 capture1-16

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here