Rakacolli tregohet e sinqertë: Nuk e dimë kur do të vijë vaksina anti-Covid në Shqipëri

0
115

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Pandemisë në Shqipëri, Mira Rakacolli nuk e di se kur mund të vijnë në Shqipëri vaksinat e para anti-Covid.

Gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV, Rakacolli u shpreh se deri më tani është në dritaren e parë të aleancës Covax, ku janë paguar dhe paratë.

Por Rakacolli nuk diti të japë një përgjigje të qartë se kur pritet që në vendin tonë të mbërrijnë vaksinat.

‘Ne nuk e dimë se kur do të vijnë vaksinat e para në Shqipëri, sepse ka procedura të shumta për miratimin e vaksinave.

Kur të mbarojnë të gjitha procedurat e aprovimit dhe kontrolleve Shqipëria do të marrë vaksinën.

Nuk e dimë se kur mund të vijë vaksina në Shqipëri, në pranverë apo me herët’, tha Rakacolli në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here