Olta Xhaçka flet për shkarkimin e Kokëdhimës: Si mund të lejonim brenda PS kritika si ato të opozitës

1
222

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka folur për herë të parë për arsyen e shkarkimit të Koço Kokëdhimës në Asamblenë e PS-së.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Xhaçka tha se brenda partisë nuk mund të ketë kritika që janë në të njëjtën linjë me opozitën

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh. Për sa i përket Kokëdhimës ishte vendim i drejtë i Asamblesë së PS që vendosi të shkarkonte atë si Sekretar, jo për faktin se dilte kundra disa ideve të partisë, por se bën të njëjtën gjë që bën opozita, kritikon me të njëjtën gjuhë qeverinë. Cilido që ndjek një rrugë të tillë në parti, në këtë familje politike që punon sipas disa rregullave.

Jo domosdoshmërisht duhet të të pëlqejë puna e qeverisë por ka shumë mënyra për të bërë kritikë.  Nuk duhet çuar deri në fund kapriço e një personi. Ka një vendimmarrje që duhet ta respektojnë, ajo është vendimmarrje e shumicës. Duhet të ndjekin një rrugë brenda partisë.

Bëje përmes votës. Nëse të gjithë janë trushkulur dhe ky person është i duhuri kjo është tjetër histori. Por kemi rregulla bashkëjetese, dhe jemi demokraci ku mendimin tonë e shprehim nëpërmjet votës” tha Xhaçka.bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here