Maskat në Tiranë grabisin kazinonë nën kërcënimin e armës e thikës

0
65

Një kazino është grabitur nga dy persona tek rruga e ‘Elbasanit’ në kryeqytet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm, kur 2 persona të armatosur kanë hyrë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë rreth 200.000 lekë, shumë e cila dyshohet se është xhiroja ditore që kishte grumbulluar kazinoja.

Mësohet se njëri nga grabitësit ka qenë i armatosur me thikë, ndërsa tjetri me armë zjarri tip pistoletë. Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se dy personat kanë qenë të maskuar me kapuç. Personi i armatosur me thikë ka qëndruar tek dera duke kërcënuar punonjësin e sigurisë, ndërsa grabitësi me armë ka shkuar tek arka për të marrë paratë.

Pasi kanë grabitur kazinonë autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pritet dhe këqyrja e kamerave të sigurisë së kazinosë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here