Milan fiton “Superkupën” e Italisë ndaj Juventusit, vendosën penalltitë

0
189

Milan pas shumë kohësh ka arritur të fitojë një trofe. “SuperCopa” e Italisë e cila u zhvillua në Doha të Katarit ka patur si fitues “kuqezinjtë” e Montelas. Milani ka triumfuar pas goditjeve të 11-të metërshave pasi 120 minutat lojë përfunduan 1-1.

Në fillim në epërsi kanë kaluar “bardhezinjtë” me anë të Chielinit në minutën e 18-të. Në të njëjtën monedhë, por 25-së minuta më vonë është përgjigjur Bonaventura për “kuqezinjtë”.

90-të minutat lojë u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe 30-të minutat shtesë nuk sollën ndryshime në rezultat. Skuadrat u detyruan të godisnin 11-të metërshat, ku falë gabimeve të Mandzukiç dhe Dybala “kuqezinjtë” siguruan trofeun. Nga ana tjetër gaboi vetëm Lapadula.

“SuperCopa” e fituar sot, është e 7-ta për Milanin, aq sa edhe Juventusi, që janë dy ekipet më të titulluara përsa i përket kësaj kupe. Milani kështu, pas shumë vitesh “thatësirë”, që nga 2011-ta, rikthehet të sigurojë një trofe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here