Barcelona merr një vendim të papritur për Lionel Messin

0
174

Kur Lionel Messi nuk është mirë, as Barcelona nuk është mirë. Ky binom duhet të funksionojë gjithmonë për të pasur suksese.

Këtë herë nuk po flasim për aspektin sportiv, pasi aty “Pleshti” ka shkëlqyer – si gjithnjë – duke e mbyllur vitin 2016 me 59 gola të shënuar, më shumë se çdo futbollist tjetër.

Problemi është kontrata e tij, që sipas gazetës “Marca” ka mbetur pezull. Klubi katalanas nuk ka arritur ta shfrytëzojë vizitën e babait të sulmuesit argjentinas në Barcelonë për të mbyllur një marrëveshje.

Ky detaj i rëndësishëm tregon shumë për marrëdhënien ndërmjet palëve.Ishte pikërisht e përditshmja spanjolle ajo që zbuloi se në verë 29-vjeçari refuzoi të hedhë firmën me kampionët e Spanjës dhe tani sërish zbulon një lajm të keq për tifozët katalanas.

Presidenti Josep Maria Bartomeu planifikon që Messi të bëhet lojtari më i paguar në botë, por deri tani nuk është zhvilluar asnjë takim ndërmjet 5-herë fituesit të “Topit të Artë” dhe hierarkisë së klubit, vetëm biseda me telefon.

Barcelona mendon se në mars do të arrijë ta bindë idhullin e skuadrës për të rinovuar, sepse ka “blinduar” lojtarë kyç si Javier Mascherano, Neymar dhe Luis Suarez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here