Rekordi i pabesueshëm i Realit, më shumë trofe se humbje në 2016-n

0
139

Viti 2016 do të mbahet mend gjatë nga Reali i Madridit. Ajo që ka ndodhur është unike, sepse skuadra e Zidanit në këtë vit kalendarik ka prodhuar një statistikë shumë të bukur dhe historike.

Në këtë sezon futbollistik, ekipi madrilen ka arritur të fitojë 3 trofe të rëndësishëm, por më interesante është që në harkun kohor të këtij viti ka pësuar dy humbje. Kjo do të thotë: më shumë trofe sesa humbje.

Në ditët e sotme është e vështirë për të gjetur ecuri të tilla, ndërsa Zidan dhe skuadra e tij arriti të futet në histori si ekipi më jetëgjatë pa pësuar humbje.

Trofetë

Zidan e mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë në fillimin e vitit 2016, kur Benitez u shkarkua nga presidenti Perez. U mendua se ky ishte një vit tranzicioni për Realin, por skuadra “galaktike” arriti të fitonte Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale Atletikon e Madridit. Kjo ishte një arritje e madhe për Zidanin, që pak muaj më vonë arriti të ngrinte në qiell edhe Superkupën e Europës, të fituar kundër Sevijes. Pak ditë më parë, Ronaldo me shokë ngritën edhe Kupën e Botës për klube, duke e çuar në tre shifrën e trofeve.

Humbjet

Në këtë ecuri shumë pozitive të Realit, vetëm dy skuadra mund të krenohen që e kanë mposhtur dy herë. Volfsburgu në Ligën e Kampionëve dhe Atletiko e Madridit në kampionat. Të parën, madrilenët arritën ta përmbysnin dhe fituan trofeun, ndërsa rivalët e përjetshëm do t’i kenë si një hije që i përndjek. Edhe ndaj tyre u hakmorën në ndeshjet e ardhshme./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here