Mavraj, te Hamburgu që në janar?

0
159

Mërgim Mavraj duket se do të vazhdojë karrierën e tij te Hamburgu. Lajmi bëhet publik nga revista gjermane “Kicker”, e cila citon një deklaratë të trajnerit Markus Gindsol, i cili pranoi se bisedimet po ecin me ritme shumë të shpejta edhe pse ka ende disa detaje për t’u përcaktuar.

Kontrata e Mavrajt me Këlnin skadon në verën e këtij viti dhe futbollisti shqiptare nuk e ka rinovuar ende atë, gjë që rrit akoma më shumë mundësitë që ai të kalojë te Hamburgu që në merkaton e muajit janar për të marrë vendin e Cleber, i cili do të transferohet te Santos.

“Kicker” thekson gjithashtu se Hamburgu është gati të paguajë për kartonin e futbollistit shqiptar 2 milionë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here