Hoxha: Ekuban-Sukaj dyshe e frikshme, si u fola çunave pasi pësuam golin

0
149

Alban Hoxha beson se me fitoren në shtëpinë e Skënderbeut, Partizani vetëm sa konfirmoi ambiciet për t’u shpallur kampion. Kapiteni i të kuqve tha pas suksesit 2-1 në Korçë se kjo është një nga ato fitore që tregojnë karakterin e një skuadre.

Në një prononcim për mikrofonin e emisionit “Gol pas goli”, portieri shpjegoi edhe mënyrën si e motivoi skuadrën pas golit të pësuar, si dhe dha një mendim edhe për merkaton e janarit.

Këto janë komentet e tij:

“Ne ambiciet tona i kemi shfaqur gjithmonë dhe të njëjtën gjë bëmë edhe sot. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Pavarësisht luhatjeve, Skënderbeu sot na vuri goxha në vështirësi, sidomos me Xhejmsin dhe Latifin. Megjithatë ne i kishim marrë masat dhe e kishim përgatitur shumë mirë këtë takim. Ishim të bindur që nuk do dilnim pa pikë.

Është e vështirë ta fillosh me disavantazh që në minutën e dhjetë, megjithatë u fola çunave dhe u thashë që asgjë nuk kishte mbaruar dhe që skuadrat me karakter këtu e tregojnë veten, kur janë në disavantazh. Por, e pata edhe frikën se mund të thellohej disavantazhi, ose ne do të mblidheshim të gjithë për të treguar forcën tonë. Qëlloi që ne e morëm lojën në kontroll pas golit, treguam forcën tonë dhe bëmë një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.

Gjithmonë fitoret e dhimbshme, kur je në disavantazh dhe e kthen ndeshjen, të shijojnë më shumë. Prandaj kjo është fitorja që më ka shijuar më shumë në këtë kampionat”.

A duhet Sukaj?

“Këto gjëra i dinë më mirë presidenti dhe drejtuesit. Unë e kam mik si atë edhe Ekubanin, prandaj nuk më takon të them nëse na nevojitet Sukaj apo mjafton Ekubani. Ekuban i ka treguar vlerat dhe e ka vendin te Partizani. Sukaj e ka derën të hapur dhe është i mirëpritur. Ekuban-Sukaj do të ishte një dyshe shumë e frikshme e kampionatit shqiptar”.

Rivalët

“Rivalët dihen: Kukësi, Skënderbeu dhe këtu do fusja edhe Tiranën, që mendoj se është një ekip i fortë. Por mendoj se kampionati do të luhet mes Kukësit, Skënderbeut dhe nesh, që do të rivalizojmë deri në fund”./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here