Grabitja në Lezhë/ plagosi policin, rrethohet aurori

0
211

Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e një makine në Lezhë dhe më pas plagosjen e një polici, nga autori i ngjarjes teksa ndiqej nga uniformat blu.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit të sotëm, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.

Efektivët e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i policisë Nikolin Gjergji.

Gjendja e të plagosurit nuk dihet ende, pasi është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, për shkak se është qëlluar me plumb në kokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka rrethuar autorin i cili është me armë në dorë. Në ndihmë të policisë se Lezhës janë nisur grupe me forcat Renea si dhe helikopteri i policisë.

Autori i grabitjes dhe po mbahet i rrethuar nga policia e Lezhës në Fushë Gjormë.

Policia njofton se Renea ka plagosur autorin, i cili po transportohet për në spital.

Aldi Lleshaj , 20 vjeç, banues në Kurbin. Autori i grabitjes dhe plagosjes së policit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here