FOTO/ Kush është 21-vjeçari i arratisur nga Komisariati që ngriti në ‘këmbë’ policinë

0
162

Ky që shihni në foto është 21-vjeçari Edison Pula, i cili u arratis dje nga ambientet e Komisariatit të Krujës, pak orë pas arrestimit të tij. Fill pas arratisjes, policia u ‘ngrit’ në këmbë policia, përfshi edhe 12 grupe të FNSH. Ndërkohë, forcat e rendit kanë ngritur postoblloqe në 3 pika në Krujë, pasi aty dyshohet se fshihet i riu si dhe janë kryer 17 kontrolle banesash. Po ashtu, kërkimet për 21-vjeçarin vijojnë edhe në Nikël.

Edison Pula, banues në Krujë, sipas policisë është i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.

Pula u arrestuar dje mes 9 persona në lidhje me atentatin me tritol të ndodhur në muajin shtator ndaj Gentjan Bejtjas. Ndalimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shënjestra”, ndërsa policia thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar dhe të rrezikshëm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin jo vetëm kanë tentuar të vrasin me eksploziv Gentian Bejtën, në fshatin Larushk të Krujës, por akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale si shkatërrim prone me eksploziv, vrasje të mbetura në tentativë, shitje e trafik droge, etj.

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka ndodhur në Nikël të Krujës dhe si pasojë e vendosjes së eksplozivit në makinë, Bejtja u plagos në këmbë. 35-vjeçari është person me precedentë penalë dhe njihet si mik me Durim Bamin si dhe në vitin 2013 u arrestua së bashku me Enver Stafukën sepse dyshohej se kishte vjedhur mjetin i cili u përdor në atentatin kundër komisarit Dritan Lamaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here