VENDIMI PËR PRONAT/ Krijohet komisioni i ri, identifikim të tokave të lira dhe të atyre që kalojnë për kompensim

0
233

Komision i ri për pronat, identifikim të tokave të lira e raportim te kryeministri

Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, komisioni i kryesuar nga zëvendëskryeministri do të identifikojë pronat që mund të kalojnë në fondin e tokës

Në kushtet kur procesi i kthimit dhe kompensimit të pronës do të futet në një fazë të re vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ngritjen e Komisionit Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës për identifikimin e pronës shtetërore që mund të kalojë dhe të bëhet pjesë e fondit për kompensimin e pronave. Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, komisioni i kryesuar nga zëvendëskryeministri do të identifikojë pronat që mund të kalojnë në fondin e tokës. Ky organizëm do t’i raportojë çdo muaj kryeministrit ndërsa të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces detyrohen të përgjigjen brenda afateve të kërkuara nga Komisioni. Në rast mosbashkëpunimi, brenda afateve të përcaktuara, atëherë komisioni i raporton me shkrim kabinetit të Kryeministrit për marrjen e masave përkatëse. Krahas këtij vendimi, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe vendimin për marrëveshjen e gratit ndërmjet qeverisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim. Marrëveshja parashikon akordimin e një huaje në vlerë 65.8 milionë euro që do të përdoret në funksion të politikës së zhvillimit të konkurrueshmërisë.

Vendimi:

  1. Ngritjen e Komisionit Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës për identifikimin e pronës shtetërore që mund të kalojë dhe të bëhet pjesë e fondit për kompensimin e pronave.
  1. Komisioni Ndërinstitucional kryesohet nga Zëvendëskryeministri, me përfaqësim nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit. Niveli i përfaqësimit në Komision është të paktën në nivel zëvendësministri.
  1. Komisioni Ndërinstitucional ka këto përgjegjësi dhe detyra:
  1. a) I kërkon institucioneve shtetërore vënien në dispozicion të të gjitha informacioneve për pronat, pjesë e listës së inventarit të tyre, si dhe për pronat që janë nxjerrë jashtë funksionit;
  2. b) Identifikon pronat që mund të kalojnë në fondin e tokës;
  3. c) Kërkon nga institucionet shtetërore përkatëse verifikimin e pronave shtetërore që mund të kalojnë në fondin e tokës për kompensim fizik;

ç) I propozon Këshillit të Ministrave kalimin e pronës shtetërore të identifikuar dhe të verifikuar në fondin e tokës.

  1. Komisioni Ndërinstitucional për identifikimin e pronës shtetërore mblidhet një herë në muaj, ose në çdo kohë, me kërkesë të kryetarit.
  1. Në mbledhjet e Komisionit Ndërinstitucional për identifikimin e pronës shtetërore, mund të ftohen të marrin pjesë përfaqësues të organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera të interesuara, kur çmohet se pjesëmarrja e tyre është e vlefshme për përmbushjen e detyrimeve të Komisionit.
  1. Kryetari i Komisionit Ndërinstitucional për identifikimin e pronës shtetërore, i raporton Kryeministrit për ecurinë e realizimit të punës së Komisionit të ngritur, problematikat e hasura, masat e ndërmarra dhe rezultatet konkrete të arritura.
  1. Komisioni Ndërinstitucional për identifikimin e pronës shtetërore mbështetet nga Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP), në rolin e sekretariatit teknik. ATP-ja ka këto detyra kryesore:
  2. a) Përgatitjen e takimeve të këtij Komisioni;
  3. b) Raportimin periodik në mbledhjet e këtij Komisioni, mbi realizmin e detyrave të përcaktuara në mbledhjet e mëparshme;
  4. c) Bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve për zbatimin e detyrave të këtij Komisioni;

ç)  Monitorimin e zbatimit të detyrave të Komisionit;

  1. d)  Kryerjen e detyrave që përcaktohen nga kryetari i Komisionit.
  1. Të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe ato të cilave do t’u kërkohet informacion dhe bashkëpunim nga ana e Komisionit, detyrohen të përgjigjen brenda afateve të kërkuara nga Komisioni. Në rast mosbashkëpunimi, brenda afateve të përcaktuara, i raportohet me shkrim kabinetit të Kryeministrit për marrjen e masave përkatëse si dhe të masave të referuara në ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here