Tjetër tragjedi në Gjermani, qëllohet futbollisti dhe familjarët e tij

0
192

Një tjetër histori e shëmtuar ka goditur Gjermaninë. Pas atentatit të Berlinit, veprimi i çmendur i një burri, akoma të paidentifikuar, që hyri në një kioskë në Wiesbaden dhe ka qëlluar me pistoletë mbi tre persona: Marc Wachs, mbrojtësi 21-vjeçar i Dynamo Dresden, xhaxhait të tij Bodo (63 vjeç) dhe xhaxheshës Manuela (59 vjeç).

Marc dhe xhaxhai i tij janë transportuar me urgjencë në spital, ku i janë nënshtruar menjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa gruaja ndërroi jetë.Marc Wachs, mbrojtësi 21-vjeçar i Dynamo Dresden ishte viktimë e një sulmi ende të pashpjeguar.Gjithçka ka ndodhur në rrugën kryesore të Wiesbaden, atë rrugë që të çon te bashkia e qytetit, në rrugën kur zonja Manuela menaxhon me bashkëshortin një kioskë.

Nipi, që në verë u transferua te Dynamo Dresden, klub që aderon në kategorinë e dytë të kampionatit gjerman, kishte shkuar t’i vizitonte. Krejt papritur një burrë u fut dhe nisi të qëllojë. Marc u qëllua në qafë, fatmirësisht jashtë rrezikut, xhaxhai i tij u qëllua në kurriz, ndërsa xhaxhesha në kokë. Nuk ka dëshmitarë, nuk ka gjurmë, nuk ka hipoteza.Shpresa e policizë është që të arrijë të flasë me bashkëshortin e viktimës,raporton lajmiifundit.

“Nuk mundemi as ta konfirmojmë dhe as ta mohojmë hipotezën e një grabitje”, bëjnë me dije forcate e policisë, që për momentin munden vetëm të ekzaminojnë pamjet filmike të xhiruara nga kamera e kioskës dhe dyqaneve të tjera aty pranë, në të njëjtën rrugë. Klubi i Dynamo është shprehur i tronditur: “Jemi thellësisht të goditur dhe të trishtuar nga ky lajm. I shtrenjti Marc, e gjithë familja e Dynamo të ka në mendje me dashuri dhe të mbështet ty dhe të dashurit e tu”, citon mesazhi i shkruar nga klubi në “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here