Përleshje masive mes turqve dhe shqiptarëve në Vjenë

0
170

Një përleshje fizike mes një grupi shqiptarët dhe turqish është regjistruar në Vjenë. Ngjarja ndodhi në rrugën Marzstrasse në orët e para të së dielës para një bari, ndërsa mediat austriake e kanë publikuar sot lajmin.

Sipas gazetës austriake oe24.at, të dy grupet të cilat përbëheshin nga rreth 20 persona, kanë filluar grindjen brenda lokalit e më pas e kanë vazhduar me përplasje fizike në rrugë para një numri të madh dëshmitarësh, përcjell “albinfo.ch”.

Ende nuk është bërë i ditur motivi, ndërsa dyshohet se sherri ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Sapo mbërriti policia, njëri prej personave të përfshirë në sherr tentoi të largohej, por theu një pjesë të këmbës dhe dorën. Ndërsa gjatë përleshjes mbeten të lënduar në fytyrë edhe katër persona tjerë. Lidhur me këtë përleshje deri më tani është raportuar se do të ndiqen për rrahje dhjetë persona ne mes të moshës 25-35 vjeç, ndërsa hetimet vijojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here