Tramezzani braktis kombëtaren shqiptare, emërohet trajner i skuadrës zvicerane

0
211

Paolo Tramezzani do të jetë trajneri i skuadrës së Luganos në Zvicër. Aktualisht ai është zëvendës i De Biasit në pankinën e Shqipërisë. Tramezzani pritet të marrë vendin e Andrea Manzo që u pushua nga puna një ditë më parë. Presidenti i Luganos Angelo Renzetti ka vendosur të provojë të përmirësoojë një sezonm mjaft zhgënjyes. Skuadra gjendet në vendin e tretë nga fundi me 18 pikë në 18 ndeshje në Super League të Zvicrës. Problem i teknikut italian mbetet kontrata që ka me FSHF-në dhe me RAI-n ku është opinionist sportiv. Flitet se me Luganon do të nënshkruaj një kontratë për 2 vite e gjysmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here