Fotot nga Morgu i Tiranës/ Paloka: Nuk kanë dalë nga PD! Kjo që ndodh është makabritet

0
148

Publikimi i fotove nga Morgu i Tiranës, ku shiheshin viktimat e shkaktuar nga Covid-19 të shtrirë në tokë, ende është një temë që përbën debat.

Sakaq, nënkryetari i PD Edi Paloka ka mohuar se këto foto kanë dalë nga Partia Demokratike, ashtu sikurse u përfol, ndërkohë që e ka cilësuar këtë gjendje si makabre.

Paloka: Kanë dalë në media, nuk është e vërtetë që kane dalë nga PD. Kjo s’ka rëndësi, madje e përgëzoj atë që i ka bërë ato fotografi. Është etike apo jo, kjo është një temë tjetër. Është e rëndë sepse janë foto të vërteta. Është e rëndë se po ndodh, jo pse ajo që po ndodh denoncohet. Turp dhe makabritet është ajo që ndodh, jo denoncimi. Rama gjithmonë merret me denoncuesin dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me këto foto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here