FSHF uron Tramezzanin: Faleminderit për kontributin (FOTO)

0
179

Vetëm pak orë më parë erdhi konfirmimi se Paolo Tramexani do të jetë trajneri i ri i Luganos në Zvicër. Pavarsisht se gjithçka ishte e kryer, ish numri 2 i kombëtares më parë duhet të zgjidhte kontratën me FSHF-në. Duket se institucioni i futbollit në vendin tonë kishte rënë dakort në parim për shkëputjen e kontratës.

Për të konfirmuar këtë, FSHF vetëm pak minuta më parë ka bërë me dije se ka zgjidhur kontratën me Tramexanin. Ata e kanë falenderuar për kontributin e dhenë si dhe i kanë uruar suksese në aventurën e re.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka zgjidhur sot kontratën me Paolo Tramezzani-n, zv.trajnerin e Kombëtares së futbollit dhe drejtor teknik i kombëtareve të moshave.

Me këtë rast, Federata Shqiptare e Futbollit falënderon Tramezzani-n për punën e bërë gjatë këtyre viteve me ekipin kombëtar dhe kontributin e dhënë për ngjyrat kuqezi. Njëkohësisht, Federata i uron atij suksese në të ardhmen”.

h5r6ue56

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here