‘Reporterja’ 7 vjecare e luftës në Aleppo, tashmë është e sigurtë (FOTO)

0
186

Vajza siriane e cila u bë e famshme në rrjetin social “Twitter”, ku tregonte vazhdimisht se çfarë po ndodh në Aleppo, tashmë është e sigurt dhe ndodhet larg qytetit të saj të shaktërruar Aleppo. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare. Mësohet se 7-vjeçarja Bana Alabed është evakuuar nga qyteti tashmë i shkatërruar bashkë me disa fëmijë të tjerë, në një vend të sigurt.

Vogëlushja u njoh në mbarë botën pas postimeve që ajo bënte në ‘Twitter’ me ndihmën e nënës së saj, ku tregonte se si bashkëmoshatarët e saj humbnin jetën nga bombardimet.

Ndërkohë, e ëma e vajzës kishte treguar se rrezikoheshin nga forcat proqeveritare siriane për shkak të përmbajtës së postimeve të tyre. Ajo kërkonte ndihmë për ndërhyrje nga fuqitë ndërkombëtare dhe t’i shpëtonin banorët e Aleppos, të cilët në çdo çast prisnin vdekjen dhe u kërkonte liderit të Sirisë, Bashar al-Assad dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin t’i ndalnin bombardimet në Aleppo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here