Lajmi i bërë publik tashmë se nuk do të jetë Koncerti i Vjenës që do të vijë në Tiranë, por vetëm 3 artistë, duket se ka sjellë irritimin e qytetarëve që ishin bërë gati për të ndjekur këtë aktivitet.
Indinjatën e tij e ka shprehur edhe një qytetar në rrjetin social Facebook, i quajtur Thomas Tomi D Serani, i cili shprehet se do të denoncojë kryeministrin Rama.
Shkak është bërë fakti se nuk do të mbahet Koncerti i Vjenës në Tiranë, siç u trumpetua nga kryeministri. Dhe qytetari shqiptar, që siç duket jeton jashtë vendit, shkruan se do të kërkojë nga Rama që t’i dëmshpërblejë biletën e udhëtimit që kishte prenotuar për të ardhur në Shqipëri posaçërisht për eventin në fjalë.