Renzi: Ku gabova me referendumin

0
183
Italy's Prime Minister Matteo Renzi announces his resignation during a press conference at the Palazzo Chigi after the results of the vote for a referendum on constitutional reforms, on December 4, 2016 in Rome. "My experience of government finishes here," Renzi told a press conference after the No campaign won what he described as an "extraordinarily clear" victory in the referendum on which he had staked his future. / AFP / Andreas SOLARO (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pranoi sot se kishte gabuar në politizimin e referendumit për reformën kushtetuese, tekst i hedhur poshtë masivisht nga italianët. “Ne nuk kemi humbur, ne kemi super humbur”, theksoi Matteo Renzi, në tribunën e asamblesë kombëtare të Partisë Demokrate (qendra e majtë), që ai drejton, për herë të parë që prej dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Bëra gabim duke politizuar referendumin, nuk e kisha menduar kështu, jam gabuar”, pranoi ish-kryeministri italian. “Ne kemi humbur tek të rinjtë, veçanërisht tek 30-40 vjeçarët. Ne kemi humbur në shtëpi dhe kjo më bën të ndjehem keq”, shtoi ai.

Matteo Renzi theksoi gjithashtu se dështimi i reformës së tij ishte parë me kënaqësi në internet. “Ne ua kemi lënë internetin atyre që, në këto momente, shihen në sytë e botës si mbështetës të gënjeshtrave”, theksoi ai duke iu referuar në mënyrë të qartë Lëvizjes 5 Yjet.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here