ZDF e thotë troç: Droga po e pengon integrimin në BE me Edi Ramën

0
231
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, tre dite pas perfundimit te procesit te votimit per zgjedhjet lokale, ku ka prezantuar fituesen per kreun e bashkise se Konispolit Mimoza Arapi.

Që kur Edi Rama mori pushtetin dhe droga e krimi u bënë kryefjala e vendit, Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë hap përpara drejt Bashkimit Europian.

Shumë është thënë se përse Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën. Por jozyrtarisht arsyeja dihet: krimi dhe korrupsioni galopant.

Edhe pse arsyeja se përse nuk hapen dyert e Europës maskohet në mënyra të ndryshme, autoritetet evropiane që merren me çështjet e sigurisë e dinë shkakun e vërtetë.

Këtë e thotë troç në një reportazh edhe rrjeti televiziv publik gjerman, ZDF.

Në shkrimin që tregon se si bandat shqiptare të drogës po dominojnë Gjermaninë, thuhet se është pikërisht droga që po pengon integrimin e Shqipërisë nën Edi Ramën.

“Përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nën kryeministrin Edi Rama kanë dështuar gjithmonë për shkak të mos-hetimit të vazhdueshëm të bosëve të drogës në Shqipëri.

Kultivimi masiv i bosëve të drogës në Shqipëri, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës rurale të ardhura më të mira se puna klasike në terren. Politika shqiptare në Tiranë ka vite që lëviz në këtë fushë tensioni.

Brutaliteti i përditshëm me të cilin veprojnë bandat shqiptare të drogës në mes të Gjermanisë i tallon ato nga organizatat tanimë shumë më diskrete siç janë klanet mafioze italiane. Për shkak të ndërhyrjes në biznesin global të kokainës, ata tani janë duke lëvizur para të madhe deri në miliarda,” raporton ZDF.

Kujtojmë se ZDF është mes medieve evropiane që ka raportuar se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here