Dervishaj dhe zyrtari i DASH, Bersin inspektojnë portin e Durrësit

0
204

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj i shoqëruar nga Ndihmës/Sekretari për çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Sigurisë së SHBA, Alan Bersin inspektuan mesditën e kësaj të shtune zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrollet në portin e Durrësit.

Kreu i Transportit u shpreh në një deklaratë për mediat se synimi është përmbyshja e sfidave të sigurisë dhe rritja e bashkëpunimit me SHBA-në.

Jemi shumë të privilegjuar që kemi zotin Bersin për vizitë këtu. Prania e z.Bersin këtu shenjë e qartë e bashkëpunimit që kemi me SHBA. Bashkëpunimi është i shkëlqyer, por ne kërkojmë që të rrisim edhe më shumë kapacitetet. Jemi të angazhuar maksimalisht të përmbushim sfidat dhe detyrimet tona për sigurinë”, shpreh Dervishaj.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë i DASH u shpreh se SHBA do mbështesë Shqipërinë.

Konstatoj se niveli i sigurisë këtu është i kënaqshëm. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në aspektin e sigurisë.Jam besimplotë se edhe Administrata e re Amerikanë do vazhdojë të mbështesë palën shqiptare“, tha Bersin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here