Vettingu, kushtetues apo jo?/ Bylykbashi-Ramës: Të sfidoj të lexosh 65 paragrafët e opinionit të Venecias

0
161

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me përgjigjen e dhënë nga Komisioni i Venecias për ligjin e Vettingut.

Bylykbashi thotë se në opinionin e tij, Komisioni i Venecias “nuk ka thënë në asnjë rresht që ligji i vetting-ut është Kushtetues”.

Nisur nga kjo, deputeti demokrat fton në një sfidë kryeministrin Rama:

“Të sfidoj të lexosh 65 paragrafet e Opinionit dhe po e gjete, e pranoj që jemi përballe njëe ngjarje historike. Madje Komisioni ta thotë troç që kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese”.


REAGIMI I DEPUTETIT OERD BYLYKBAHI PER QENDRIMIN E RAMES

Komisioni i Venecias sot publikoi Opinionin Miqësor për ligjin e vetting-ut. Por lajmi i vërtet është një tjetër: Kryeministri Rama paska filluar të interpretojë materien e komplikuar juridike dhe paska dalë në konkluzione që s’të linin shteg. Tashmë të rrimë të qetë se reforma është në rrugë të drejtë. Madje po i jepte me ton leksione edhe Gjykatës Kushtetuese se si ta përkthente opinionin e Komisionit të Venecias.

Boll ta lexosh atë që thotë dhe e kupton se ata që ia kanë përkthyer Opinionin janë ata që deklaruan se ishin gati ta votonin Kushtetutën edhe pa e lexuar fare!

Shpjegim i thjeshtë për një materie të komplikuar për Kryeministrin: Komisioni i Venecias nuk ka thënë në asnjë rresht që ligji yt i vetting-ut është Kushtetues. Te sfidoj te lexosh 65 paragrafet e Opinionit dhe po e gjete, e pranoj qe jemi perballe nje ngjarje historike. Madje Komisioni ta thote troç qe kjo eshte detyre e Gjykates Kushtetuese.

Paragrafi 64 ta thote troç se çeshtja thelbesore eshte qe organet qeveritare qe ti kontrollon duhet te veprojne vetem nen drejtimin mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese e te pavarura te vetting-ut dhe çdo prove apo dokument qe kane organet e tua, duhet t’ia dorezojne patjeter organeve te pavarura te vetting-ut. Pike! Kete ta thote edhe ne paragrafet 35, 54, 55 dhe 58. Beje nje sforco dhe lexo sa me siper dhe besoj do kuptosh qe je ngaterruar neper pyll.

Ky eshte thelbi i asaj qe i kerkojme Gjykates Kushtetuese dhe kete mbeshtet edhe Venecia. Vettingu kushtetues qe qeron me rrenje korrupsionin ne drejtesi eshte ky dhe jo ai qe do te besh ti per te vene gjyqtaret e prokuroret qe do te te mbyllin çeshtjet qe do te te perndjekin ty dhe ministrat apo kryebashkiaket e tu.

Zoti Kryeminister, Venecia i ka dhene nje udherrefyes Gjykates dhe nuk i ka shkruar nje vendim. I ka treguar limitet se si interpretohet me qarte Konventa e te Drejtave te Njeriut, se Kushtetuten e dine ata vete. Komisioni i Venecias i ka dhene Gjykates rrugen qe e mbron nga presioni yt dhe garanton Kushtetuten e 22 korrikut. Pyet ndonje profesionist qe ke prane se do te te thote te njejten gje. Mos pyet ata qe intrigojne per te kapur drejtesine apo qe votojne pa lexuar.

Dhe diçka te fundit; mos i bej presion Gjykates Kushtetuese. Ajo deklarate e jotja sot, ne nje vend normal do mjaftonte per te te filluar procedimin penal. Gjykata do marre vendim shpejt. Me siguri do mbroje vetting-un siç e miratuam me 22 korrik dhe sa me shpej te fillojme ta zbatojme dhe te korruptuarit te shkojne prapa hekurave, gjyqtare, prokurore e ministra. Ti bej vetem nje gje: mos emero kriminelet qe ke ne grupin parlamentar ne komisionin ad hoc parlamentar qe do perzgjedhe komisioneret e vetting-ut. Kete test ke perpara ti./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here