E pa zakontë, Lojtarët vdiqën në aksidentin me avion, Disiplina gjobit klubin për mosparaqitje në ndeshjen e radhës

0
239

Lajme të pabesueshme vijnë nga Brazili. Komisioni i Disiplinës ka dënuar Chapecoensen, klubi që pothuajse humbi të gjithë ekipin në aksidentin tragjik në Kolumbi. Shkak është bërë mosparaqitja në ndeshjen e fundit të Brasilieros ndaj Atletico Mineiros.

Një vendim shumë i diksutueshëm dhe mbi të gjitha absurd ky i marrë nga një komision juridik. Vendimi i Disiplinës, ka qenë humbje 3-0 në tavolinë për të dyja skuadrat, -2 pikë në tabelën e klasifikimit dhe gjobë në vlerën 100 mijë reais, rreth 28 mijë Euro si për Chapecoensen edhe për Atletico Mineiron. Pas incidentit tragjik që ndodhi në datën 28 Nëntor ku humbën jetën 71 persona mes tyre pothuajse edhe i gjithë stafi teknik dhe pjesa më e madhe e futbollistëve të Chapecoenses, presidenti i klubit brazilian Minas Gerais vendosi që skuadra e tij të mos e luante sfidën e fundit ndaj Atletico Mineiros.

Kjo ndeshje nuk kishte aspak rëndësi për të dyja skuadrat sepse të dyja klubet e kishin siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Copa Libertadores, por ky dënim është absurd për faktin se Chapecoense nuk kishte mundësi për ta luajtur sfidën për faktin se nuk i ka aktualisht në dispozicion 11 lojtarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here