Kur kanë kaluar pak orë nga ngjarja e rëndë që tronditi Ksamilin mbrëmjen e sotme, pasi persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri automatiku Agron Xhezairin, babain e Albi Xhezairit, 20-vjeçari i shumëkërkuar për vrasjen e Artur Bardhit, vëllai i ish-kreut të njësisë administrative të Kaçanikut, krim i ndodhur më 24 shtator në Shëndëlli.
Pasi i shpëtoi një atentati me bombë të telekomanduar në makinë, 2 muaj më parë, duket se ditën e sotme autorët janë siguruar të kryejnë mirë punën e nisur.
Burime të BalkanWeb sjellin detaje të tjera për këtë krim të rëndë që shtojnë më shumë dyshimet, se vrasja është kryer për hakmarrje.
Mësohet se personi, apo personat që i kanë bërë atentat Agron Xhezairit, kanë zënë pritë para banesës së tij dhe e kanë pritur derisa ky i fundit të dalë nga banesa. Ata janë fshehur tek një ndërtesë e pabanuar dhe e kanë qëlluar 53-vjeçarin me automatik, kur ndodhej në shkallët e jashtme. Por kur kanë parë që ky i fundit ka tentuar të hyjë në banesë, kanë shtënë sërish duke e lënë të vdekur
Të njëjtat burime saktësojnë se bashkë me të atin nga banesa ka dalë edhe vajza e tij e mitur, e cila ka qenë dëshmitare e krimit të rëndë./bw