Gjenden dy automjete të djegura në shtratin e lumit Mat, ja çfarë dyshohet

0
91

Dy automjete janë gjendur të djegura në shtratin e lumit Mat. Dyshohet se këto automjete janë të autoreve te atentatit  të Gurëz të Kurbinit, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Atentati ndodhi të shtunën e 10 shkurtit, në një firmë inertesh, ku disa persona qëlluan me breshëri, duke lënë të vdekur ekonomistin 70-vjeçar Selman Mihana dhe të plagosur pronarin, Ardian Gjeloshi, 52-vjeç.

Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë. E para lidhet me konfliktet për shkak të firmës së inerteve ndërsa pista e dytë sipas policisë është ajo e hakmarrjes. Emra të familjes Gjeloshaj u lakuan në një ngjarje të rëndë te ndodhur në vitin 2002.

Përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here