(Foto+Detaje) Dibër/ Sekuestrohen drogë, armë, municion luftarak e lëndë drusore

0
265

Në kuadër të operacionit të koduar “Start” është sekuestruar një armë zjarri “Kallashnikov” dhe 130 copë fishekë, 5 qese me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë boçeje, rreth 3 kilogramë, 30 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.  Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas  dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë një tjetër dhe konkretisht:

  • Maksim Prençi për rreth 3 kg lëndë narkotike dhe për 30 metër kub lëndë drusore.
  • Sami Toçi për armën e zjarrit dhe për municionet luftarake.
  • Si dhe R.M u procedua penalisht për vjedhje të energjisë elektrike .

Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike,  të armëmbajties pa leje, të  prerjes së paligjshme të pyjeve si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, kanë organizuar punën duke zhvilluar dhe finalizuar  operacionin e koduar “START”.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë  i shtetasit   Maksim Prençi, 42 vjeç,  banues në Muhurr -Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”   parashikuar nga neni 283, i  Kodit Penal, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr, në pjesën e çatisë së shtëpisë u gjet lëndë bimore në gjendje të thatë e dyshuar si lëndë narkotike cannabis sativa, në formën e boçes e futur në dy thasë dhe në tre qese plasmasi, gjithësej rreth 3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë kontrollit në territorin para banesës, efektivat e Policisë kanë evidentuar rreth 30 metër kub lëndë drusore të prera në pyll në mënyrë të paligjshme. Menjëherë është njoftuar shërbimi pyjor të cilët kanë marrë masë administrative  5.000000 lekë gjobë dhe konfiskim të lëndës drusore.

  1. Po gjatë operacionit, nisur edhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Sami Toçi, 58 vjeç, banues në fshatin Arap i Poshtëm- Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake  dhe e municionit”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e këtij shtetasi ju gjetën një armë zjarri automotik model 56 (Kallashnikov), si dhe një sasi prej 130 copë fishkë luftarak model 56 të futura në një thes, të cilat i mbante pa lejen e organeve kopetente.

Arma e zjarrit dhe municioni  luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

3.Gjithashtu  po gjatë operacionit  policia ka evidentuar  dhe goditur edhe një rast të vjedhjes së energjisë elektrike ku u procedua penalisht në gjendje të lirë  shtetasi R. M., 71 vjeç, lindur dhe banues në  Fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr -Dibër, pasi:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në linjën elektrike që furnizonte banesën e këtij  shtetasi kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, pasi ishte lidhur një tel përcjellës i energjisë elektrike në linjën kryesore dhe furnizonte me energji elektrike jashë sahatit  banesën e shtetasit R. M.

Në përfundimt të të gjitha veprimeve materialet  në ngarkim të këtyre shtetasëve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Dibër për  veprime të mëtejshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 283, 278 e 137 të Kodit Penal.

86ef8ca7-01c4-483d-84a6-ad6a5e01cff6 3136c5d8-bac4-4de4-8831-8aeec5fdde96 23212b9e-6b72-4800-ad36-c4e2265bdeb3   cb2b2715-c95b-435e-bcb4-93d0070c47edb1d01986-671d-4d5d-8acb-0e198228fb15b96ed471-015e-4751-a187-bcabe752d421

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here