‘Do kallëzoj vetë në SPAK kryebashkiakët socialistë dhe figurat e PS’/ Pse është trembur Edi Rama?

0
145

‘Pse është trembur Edi Rama’.

Kjo është pyetja virale në median sociale teksa komentuesit po ndjekin konferencën për shtyp të kryeministrit.

Ky i fundit e sulmoi ashpër drejtësinë, aq sa kjo konferencë mund të mbahet mend gjatë në agorën politike shqiptare.

Ai iu përgjigj ashpër edhe ndërkombëtarëve, me fokus ambasadoren amerikane, të cilës i tha se nuk i jep leksione anglisht për ndërhyrjet në drejtësi. Amerikës dhe BE-së i tha se reformën në drejtësi e ka bërë ai vetë.

SPAK-ut i kërkoi të hetonte personat që donte vetë ai, edhe pse tha se ky nuk është as presion dhe as ndërhyrje.

Por kulmin e arriti kur tha se do bëjë kallëzime në SPAK për disa kryetarë bashkie të PS-së.

“Do kemi kallëzime edhe për figura të PS-së. Nga njësia anti-korrupsion. Do kemi kallëzime në SPAK për kryetar bashkie të PS-së. Që kanë turpëruar PS dhe duhet t’i kishte kapur më para drejtësia,” tha Rama.

A është kjo arsyeja se Rama është trembur? Përse po flet ai për figura në PS dhe për kryebashkiakë të socialistëve të korruptuar? A po i thotë SPAK se duhet të hetojë vetëm ata që do ai dhe jo vetë atë?

Konferenca e sotme ishte një lumë akuzash e kërcënimesh që tregon qartë se mund të ketë lëvizje të rëndësishme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here