Aksidentoi një këmbësore, arrestohet efektivi i FNSH-së

0
154

Policia ka arrestuar efektivin e FNSH -së pasi aksidentoi një këmbësore në “Bulevardin blu” në Kamëz. Bëhet fjalë për shtetasin Ramazan Durishti,i cili mësohet se është pjesë e trupit të shërbimit operacional në FNSH.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet, rreth orës 16:40, teksa inspektor Ramazan Durishti duke lëvizur me makinën e tij me targa TR 6897 P, ka përplasur 58-vjeçaren me inicialet N.T.

E lënduara është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, dhe tashmë ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pas kësaj, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar rreth orës 22:30 inspektor Ramazan Durishtin, me detyrë trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Durishti akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here