Tentuan të sulmonin bazën ushtarake, ushtria turke vret 20 kurdë

0
153

Forcat e ushtrisë turke kanë vrarë 20 luftëtarë kurdë në krahinën juglindore, Hakkari.

Sipas agjencisë Reuters, luftëtarët e Partisë së Kurdistanit (PKK) tentuan të sulmojnë një bazë ushtarake në një zonë malore, pasi kishin kaluar në Turqi nëpërmjet veriut te Irakut.

Rajoni i banuar kryesisht nga kurdët i Turqisë juglindore është tronditur nga dhuna që nga prishja e armëpushimit 2 vjeçar korrikun e kaluar mes qeverisë dhe PKK.

PKK që konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ka nisur kryengritjen prej vitit 1984.

Mbi 40 mijë njerëz, kryesisht kurdë kanë vdekur që nga nisja e luftimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here