Fjala e fundit Çfarë la të shkruar Sokol Olldashi / Fotot e rralla të Sokol Olldashit, rrëfimi i fotografit që e ndoqi hap pas hapi

0
193

foto historike limaj, basha dhe olldashiNëse ndonjëherë politika jonë do të arrijë të artikulojë fjalën si zanafillë të mendimit dhe kjo t’i shërbejë një kauze qytetare, referenca do të ishte fjalimi i fundit i Sokol Olldashit në sallën e seancave plenare të datës 14 tetor 2013.

Do ta konsideronim “fjalë e fundit” që deputeti i Partisë Demokratike ka lënë trashëgim për t’iu afruar ligjëratës më elitare të shpalosur në këto vite nga politika jonë. Dimensioni politik që i takon një kauze që përbën thelbin e një shoqërie demokratike, në këtë “fjalë të fundit” të Olldashit do të mbetet një zgjatim koherent kurdo që do të lexohej. Dhe, për më tepër, një dëshmi që të jep shuplakë surratit për sistemin politik të ndërtuar nga politikanët tanë.

Ky fjalim mund të quhet reflektimi i plotë politik i së djathtës, ofruar pas humbjes së zgjedhjeve në qershor 2013. Por, duke shkuar më tej, kjo do të lexohet gjithë kohën edhe si reflektim i gjithë klasës politike, me humbësit dhe fituesit brenda saj. Këtë barrë aq të rëndë asnjë politikan nuk e ka marrë deri më sot. Nuk parashikojmë se si do të ishte qëndrimi i mëtejshëm i Olldashit, por së larti fjalimi i 14 tetorit do të marrë kontekstin historik në të ardhmen të perceptimit të pushtetit, politikës dhe raportit të tyre me zgjedhësit shqiptarë. Ky fjalim do të lexohet së pari si dokument historik, në distancë pasionesh, duke i shërbyer qytetarit për të vërtetën e ekzistencës së tij mbi pushtetin. Një testament politik që do të kalojë dorë më dorë, mendje për mendje, për të shqyrtuar veten; qytetari dhe politikani; zgjedhësi dhe deputeti; qeveritari dhe taksapaguesi. Këto kontekste marrin dimension, kur është e thënë dhe e reflektuar nga të besuarit e sovranit.

***

“E vërteta e Korçës, siç është jo siç na pëlqen”. Kjo ishte fjalia e parë e një diskutimi të gjatë që deputeti i Partisë Demokratike do të mbante rreth një javë më parë, gjatë zhvillimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po debatohej për videon e publikuar në media, në emisionin “Fiks Fare”, lidhur me blerjen e votave në Bashkinë e Korçës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 1 nëntorit 2013. Në argumentimin e tij deputeti Olldashi theksoi se fenomeni i blerjes është kthyer në sistem dhe për këtë duhet një reagim i fortë nga klasa politike shqiptare, por edhe nga shoqëria në tërësi. Pyetja e Olldashit: “A do të merremi ne me ketë problem apo do të bëjmë sikur nuk shikojmë?” solli edhe reagimin e Kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të mbështetur hetimet për zgjedhjet në Korçë.

Në seancën e shkuar parlamentare, Olldashi bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, duke përshkruar se si lindi fenomeni i blerjes së votës.

“Nëse kthehemi mbrapa, në vitin 1991 dhe 1992, kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste në këtë vend, nuk është paguar askush, nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme, as nga kandidatët, as nga komisionerët! Askush nuk ka paguar askënd. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin gjithçka me dëshirë. Si tanët, si tuajt”, – ka thënë ati.

Reagimi i Olldashit ndaj këtij fenomeni tërhoqi edhe vëmendjen e mazhorancës, e cila nuk e kundërshtoi deputetin demokrat, por me heshtje miratoi qëndrimet e tij.

Në këtë fjalim deputeti Olldashi tha se duhet t’i biem drejt problemit. “Paguajmë zgjedhës në një proces që nuk është më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë”, – pati thënë ai.

Duke e quajtur fenomenin e blerjes së votës në Shqipëri “demokracia direkte” e xhepave, Olldashi qe shprehur se këtë e nisi ish-kryeministri Nano në 2001-shin, e perfeksionoi LSI-ja dhe PD-ja bëri sikur nuk e pa.

“Nëse vërtet politika do të merret me këtë çështje, – pati thënë Olldashi, – atëherë u duhet dhënë një përgjigje shqiptareve. Duhet të ndajmë mendjen që në këtë Parlament disa do të vazhdojnë të jenë deputetë, ndërsa të tjerë duhet të lënë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të Parlamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori: ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashkë, nuk mund të rrinë dot”, – ishte fjala e fundit e tij e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë.

FJALA E PLOTË E OLLDASHIT NË SALLËN E SEANCAVE PLENARE – Dt. 14.11.2013

“E vërteta e Korçës, siç është jo siç na pëlqen”. Nuk hyj tek deputetët e vjetër të këtij Parlamenti, por, gjithsesi, m’u bë një periudhë kohe prej 12 vjetësh tashmë këtu dhe, kurrë, nuk e kam ndier veten më keq sesa sot, në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, e turpshme!

Është një seancë në të cilën, në qoftë se do të kemi grimcën më të vogël të përgjegjësisë, duhet të ndërpresim kalendarin e ditës dhe të merremi thelbësisht me këtë çështje.

Ajo që ka ndodhur në Korçë, gjej rastin të falënderoj median që e transmetoi, është vërtet shumë e rëndë. Por, nuk është vetëm kaq! Problemi është shumë më i madh sesa 20.000 lekë që iu dhanë studentëve në Korçë! Problemi është kthyer në sistem dhe në qoftë se ne duam të merremi seriozisht me te, duhet të kuptojmë dhe pranojmë atë çka realisht po ndodh.

Reagimi ynë, pas asaj që u pa në Korçë, është i pritshëm, është normal. Ne jemi opozitë dhe nuk mund të pranojmë që të shikojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota.

Në qoftë se nuk bëjmë këtë reagim, ne nuk e meritojmë fare të jemi këtu. Detyra jonë është pikërisht kjo.

Por a mbaron detyra jonë këtu?!

Dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja?! E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste që do të gjente një artificialitet për të dalë nga kjo situatë, duke thënë që po paguanin autobusin.

Por, nga ana tjetër dua t’u drejtohem shumë deputetëve, të djathtë dhe të majtë, gjithkujt që ka një grimcë përgjegjshmërie – ka plot njerëz për të cilët kam konsiderata pozitive njerëzore, pavarësisht se nuk i besoj apo pranoj arsyetimin apo vokacionin e tyre politik – a do të merremi ne me ketë problem apo do të bëjmë sikur nuk shikojmë?

Kjo që po ndodh është e tmerrshme!

Nëse kthehemi mbrapa, në vitin 1991 dhe 1992, kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste në këtë vend, nuk është paguar askush, nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme, as nga kandidatët, as nga komisionerët! Askush nuk ka paguar askënd. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin gjithçka me dëshirë. Si tanët, si tuajt.

Çfarë ndodhi më vonë?

Më vonë filluam të paguajmë komisionerët, më pas filluam të paguajmë makinat për t’i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara për t’u marrë votat.

Akoma më pas, e çuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionerë?!?!?! Më mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk është më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë.

Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është “demokracia direkte”!

Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve, por është “demokracia direkte” e xhepave. Por kjo nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët.

E çuam më pas, më tutje, ndonëse ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë. E çuam edhe te tregtimi i deputetëve. E nisi Nano në Parlamentin e 2001-shit, e vazhduam ne, kur do zgjidhnim presidentin në 2007-ën. Dhe bëjmë prapë sikur nuk e shikojmë dhe nuk e dimë këtë gjë.

E nisi Nano, e perfeksionoi LSI-ja, por, për hir të së vërtetës, jo vetëm LSI. Edhe parti të tjera, të vogla, në koalicion me ju apo në koalicion me ne.

Edhe ne të PD-së bëmë sikur s’e pamë.

Dhe vijmë sot, në Korçë.

Por, përpara Korçës kemi qenë në 23 qershor. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, gjë më të fëlliqur sesa fushata e 23 qershorit.

Shkonim nëpër zonat elektorale dhe u thoshim zgjedhësve: “Kemi bërë këto punë, kemi këtë projekt”.

Dhe përgjigjja që na vinte ishte: “Ky ka dhënë 20; ky ka premtuar 30; ky tjetri 50. Sa jep ti?”

Ne u detyrohemi një ndjesë dhe një përgjigje qytetarëve shqiptarë.

Dhe, në qoftë se duam seriozisht të merremi me këtë problem, duhet të fillojmë të merremi që sot.

Nuk mund të fusim thjesht kokën në rërë si struci dhe thjesht të themi që fajin e ka PS-ja. Sigurisht që ju e keni fajin për atë që keni bërë në Korçë! Pa asnjë dyshim! Jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht! Përpara njerëzve dhe ligjit.

Por, faj kemi sigurisht edhe ne, që kemi bërë sikur s’e kemi parë këtë fenomen, kur e bënin partitë në koalicion me ne.

Në tetë vjet, ne e futëm Shqipërinë në NATO, hoqëm vizat, ndërtuam 1300 shkolla, 10 mijë kilometra rrugë dhe 799 ujësjellës. Po pse humbëm?!

Në mënyrë figurative humbëm, për shkak të emisionit “Fiks Fare”! Sepse ne nuk e pamë apo bëmë sikur nuk e pamë dy vjet e kusur më parë. Ndërsa ju e patë atë emision, madje edhe e “hëngrët” në 1 prill.

Kemi vërtet vullnet dhe dëshirë për t’u marrë me këtë çështje?? Shpresoj që po! Por, nëse duam vërtet të merremi me këtë çështje dhe t’u japim një përgjigje shqiptarëve, duhet të ndajmë mendjen që në këtë Parlament disa do të vazhdojnë të jenë deputetë, ndërsa të tjerë duhet të lënë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të Parlamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori: ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashkë, nuk mund të rrinë dot.

Duhet të merremi dhe duhet të fillojmë që sot!

“Kam rreth 5 mijë foto të Kolit”, – na tregon fotografi Hamza Hatika, si një nga njerëzit e afërt që në të rrallë ruajnë dy pamje kujtimesh. Neve na vë në dispozicion një arkiv prej gati 800 fotosh. Disa prej tyre i shohim me kuriozitetin e intimitetit që vendoset në këto raste, në mënyrë të heshtur mes fotografit dhe Sokolit. Por gati “zhgënjehemi” dhe e pyesim menjëherë: “Po Sokoli ku është?” Hamzai e ka parandier përgjigjen: “Po, aty është Sokoli, janë foto që i kemi bërë bashkë me të, nga inspektimet e rrugëve”. Kjo të çon në një nga veprat e realizuar këtë vit, hapjen e tunelit të Elbasanit, duke shmangur udhëtimin e vështirë të shqiptarëve, sidomos në dimër, nga Kërraba. Pikërisht në një nga këto segmente, deputeti i Partisë Demokratike para dy ditësh pati aksidentin fatal, me humbjen e jetës.

Por, ne i rikthehemi fotografit që e ka ndjekur hap pas hapi në këtë sfidë, kur Sokoli ishte ministër i Transporteve, arsye pse gjurma e tij do t’i përkasë kësaj historie.

“Ai i donte shumë rrugët, po ashtu ishte shumë i ndjeshëm në vijueshmërinë e punimeve. I donte rrugët dhe në çdo udhëtim i kam shkuar pas”, – tregon Hatika. Një ditë më parë, fotografi ka publikuar në rrjetin informativ që drejton “Qendra kurajo”, kujtimin dhe arsyen e kësaj memorieje që ka në arkivin e tij. Po ashtu të pandarë me ndjeshmërinë e gazetarit.

“Miku im më i mirë nga politika, Sokol Olldashi, u nda tragjikisht nga jeta pikërisht në rrugën që ai aq shumë edhe e dëshironte ta shikonte të mbaruar. Albumet e fotografive këtë herë janë punuar me lot në sy”, – thotë Hatika.

Ai tregon se kishte rreth 8 vjet që punonin së bashku “pa kontratë, por me dashurinë e madhe që të prezantonim rrugët e mbaruara të vendit tonë të dashur”.

Hatika tregon se ka jo vetëm një album të pasur me foto, por edhe video, kronika, duke e ndjekur anembanë vendit, ku ai inspektonte apo përuronte punimet. “Pas portretit të Olldashit, janë duart e mia”, – thotë fotografi plot dhimbje e pasion për punën e tij.

“Vlerësimi dhe besimi i Tij si ish-profesionist ndaj meje më frymëzonte edhe më shumë.

Fotot që ai postonte në “Facebook”, ku edhe prezantonte punimet që qeveria dhe Ministria e Transporteve kryente, ishin fryt i bashkëpunimit tonë solid. Kujtimet tona janë të pavdekshme, sepse edhe puna që kemi bërë e tillë ka qenë. Arkivi i Ministrisë dhe e jona është e pasur edhe me kujtime historike”.

Hatika tregon se investimet prej 2 miliardë eurosh gjatë dy mandateve, si edhe veprat e artit i kanë shkelur pëllëmbë e këmbë kudo nëpër Shqipëri.

“Të shikoje gëzimin e Tij për punët e mbaruara, por edhe merakun se në mars shiu nuk pushonte prej 17 ditësh dhe se nuk punohej dot, do të mbeten momente magjike që do të vdesin bashkë me mua”.

Hatika thotë se brenda Sokolit ishte dashuria për njerëzit, ishte sa letrar po aq edhe kritik, ndërsa mbetet për të mbresëlënëse se si deputeti ishte papritur dhe njeriu pasionant pas objektivit. Olldashi kishte pasion reklamën, ku Hatika tregon se mjaft foto e video kanë mbetur në sirtar, duke i lënë vendin realitetit, atij që njerëzit shohin përditë rrugën! Vepra e historisë së fundit fatale të Kërrabës.

Fotot e rralla të Sokol Olldashit, rrëfimi i fotografit që e ndoqi hap pas hapi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency