Pengmarrje në Tiranë, arrestohet autori

0
174

Keqtrajtohet dhe mbahet pa dëshirë në mënyrë të paligjshme në një banesë në Tiranë një person.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në numrin e emergjencave 112, ka mbërritur një telefonatë, se në zonën e njohur si “Uzina e Autotraktorave”, një shtetas ishte keqtrajtuar fizikisht dhe po mbahej pa dëshirën e tij në një banesë.

Forcat e policisë të cilët janë nisur drejt vendngjarjes, kanë marrë kontakt me shtetasen M.F., e cila sqaroi punonjësit, se bashkëshortin e saj, shtetasin G.F., e kishte goditur shtetasi Besnik Sylaj dhe po e mbante pa dëshirën e tij në banesë.

Nga ana e Shërbimeve është bërë e mundur hapja e banesës, ku në brendësi të saj nuk është konstatuar asnjë person, por janë konstatuar disa njolla si ato të gjakut që dyshohej se mund të ishin të shtetasit G. F.

Sot rreth orës 07:00, në ambjentet e ish Uzinës së Autotraktorëve, është bërë e mundur gjetja e shtetasit G.F., nga ana e policisë, i cili u dërgua në QSUT, pasi kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të brinjëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar edhe i dyshuari Besnik Sylja, 34-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shfrytëzim të Prostitucionit”./noa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here